Mobi Casa

Përfundon shkollën gjenerata e dytë e maturantëve në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Medvegjë- Gjenerata e dytë, pas hapjes së shkollës së mesme “Nikolla Teslla” me mësim në gjuhën shqipe në Medvegjë, ka përfunduar shkollën.

Klasa e cila nuk numëron shumë maturant, të premten ka mbajtur mbrëmjen e maturës. Ndonëse mbrëmjen e kanë mbajtur së bashku me klasat ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, me iniciativë të nxënësve shqiptar të përkrahur fuqishëm nga profesorët e në veçanti nga kujdestari i tyre prof.Gani Krasniqi, kësaj radhe, për herë të parë kishte edhe këngë e valle në gjuhën shqipe ndërsa mjetet muzikë në shumë prej 150 eu, përmes komunës, i kishte siguruar zëvendëskryetari i komunës z.Florim Sahiti.

ARKATANA

Kujdestari i tyre shprehet tejet i kënaqur me sukseset e nxënësve të ti, ndërsa ka shfaqur shpresën që ata do të kenë mundësi të i vijojnë mësimet e mëtutjeshme. Në një prononcim për medvegja.net thotë,, Po kjo është gjenerata e dytë të cilën unë e përcjell,5 janë me sukses te shkëlqyeshëm,tre të shumë mirë ,dy të mirë e një vjen në provim klasor për shkak të mungimi i arsyeshëm nga shkolla.Perndryshe jam shumë i kënaqur me qasjen e tyre ndaj procesit edukativo-arsimor në njërën anë e në an[n tjetër shkollimi i mëtutjeshëm i tyre në Medvegjë me përkthyes simultan në shekullin e 21-të nuk është në rregull. Në mbrëmje të maturës për herë të parë u këndua shqip dhe kjo na bëri të kënaqemi edhe me tepër’’ka përfunduar prof.Krasniqi.

Maturantja Florentina Rama kishte dhënë idenë për të siguruar këngëtarin Besim Sahiti, gjë të cilën e kishin përkrahur edhe maturantët tjerë. E njëri nga maturantët, Petrit Krasniqi shpreh besimin se do të i vazhdoj studimet në fakultetin Ekonomik dhe do të kthehet të i kontribuoj Medvegjës./medvegjanet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.