Përfundon projekti “Qytetarët dhe shëndeti”
Gjilan – Duke u bazuar në Planin e Veprimit për Partneritet Evropian dhe Programin e Kosovës për Barazi Gjinore, i cili konform standardeve dhe konventave botërore, parasheh që barazia gjinore arrihet vetëm atëherë kur edhe gratë nga vendet rurale kyçen në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Zyrtarja për Barazi Gjinore si një punëtore e NJDNJ në bashkëpunim me të gjithë zyrtarët e tjerë të Njësisë, Koordinatori, përfaqësuesit e OSBE, USAID, Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve nga dhuna në familje – “Liria”, Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenien Sociale, UNHCR dhe Grupin e Garave këshilltare nga Komuna e Gjilanit, ka përpiluar projektin “Qytetarët dhe shëndeti’.
Në bazë të objektivave të cilat dalin nga ky projekt kanë vizituar disa fshatra siç janë: fshati Shurdhan, Kishnapole, Shillovë dhe lagjen ku jetojë romët me qëllim të njoftimit për të drejtat ligjore dhe vetëdijesimin e popullatës për të drejtën me theks të veçantë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore falas në bazë të Udhëzimit Administrativ të lëshuar në vitin 2003 nga Ministria e Shëndetësisë.
Me këtë rast edhe janë shpërndarë broshura vetëdijesuese të cilat janë mirëpritur nga banorët e fshatrave të lartpërmendura ku edhe kanë përfunduar aktivitetet duke i dhënë mundësi të gjithëve që të shtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje, nga secili zyrtar i cili ka ligjëruar në këto takime, ka thënë Drita Klaiqi zyrtare për barazi Gjinore./rajonipress/