UBT

Përfundon në pranga grabitësi i barnatores në Gjilan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan- Njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin e tretë nga fshati Bibaj i Ferizajit i dyshuar se më 31 dhjetor 2012 së bashku edhe me dy të tjerë nga Gjilani e Ferizaji kanë grabitur barnatoren “Rubina Farm” në Gjilan.

Njësitë policore kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin mashkull shqiptar i dyshuar se ka marrë pjesë në grabitjen e kryer më 31 dhjetor 2012 në barnatoren “Rubina Farm” në Gjilan njoftoj Policia e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fundamenti

Ndryshe ky është i dyshuari i tretë që është arrestuar rreth grabitjes në barnatoren “Rubina Farm” në Gjilan./rajonipress/