ARKATANA

Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar – Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se më 31 janar është ftuar mbledhja e Kuvendit të LDK-së.

Mustafa ka deklaruar se në këtë mbledhje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të ofrojë dorëheqjen, me qëllim që Kuvendi i partisë të jetë i lirë të vendosë për këtë dhe çështje të tjera.

Hidromorava

Sipas tij, mbledhja e Kryesisë ka zgjatur rreth katër orë dhe është karakterizuar nga diskutime të hapura dhe demokratike, ku është analizuar në detaje edhe rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Pati një diskutim gati katër orësh, të hapur e demokratik, duke shtjerrë debatin në secilën pikë të mundshme, përfshirë edhe analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Më 31 janar është ftuar mbledhja e Kuvendit të LDK-së. Në këtë Kuvend, siç është deklaruar vetë kryetari Lumir Abdixhiku, ai do të ofrojë dorëheqjen për ta lënë të lirë Kuvendin që të vendosë edhe për këtë çështje, por edhe për çështje e diskutime të tjera që mund të ngrihen”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.