Fundamenti

Përfundon aksioni “Për një Kamenicë të Pastër”, pastrohen hapësirat publike dhe deponitë ilegale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka organizuar aksionin “Për një Kamenicë të Pastër” në tërë territorin. Këtij aksioni i janë bashkuar Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Nënkryetari Faton Jakupi, Drejtorët e Drejtorive Komunale, zyrtarë komunalë, Policia e Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it, pjesëtarë të FSK-së, nxënës dhe mësimdhënës të shkollave, mjekë e infermierë, si dhe qytetarët.

Në këtë aksion i cili ka përfunduar me sukses janë pastruar tri deponi ilegale, qyteti i Kamenicës, parqet, fshatrat, rrugët, shkollat si dhe janë mbjellur 123 drunjë dekorativ në parqe dhe hapësira publike.

Komuna e Kamenicës falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës-FSK që i dhuruan komunës 163 fidane dhe 50 drunjë dekorativ. Fidanet do të mbjellën në Koretin afër lumit.

Hidromorava

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka thënë se aksioni i sotëm ishte një sensibilizim për të gjithë që ta ruajmë dhe ta mbrojmë ambientin në të cilin jetojmë.
“Të gjithë ne duhet të kemi më shumë kujdes ndaj ambientit në të cilin jetojmë, andaj me aksionin e sotëm ne u munduam që të pastrojmë hapësirat në të cilat kishte më shumë nevojë. Aksione të tilla janë të mirëpritura dhe secili nga ne duhet t’iu bashkohet”, ka thënë ai.

Aksioni ka filluar në orën 10:00 dhe ka përfunduar në orën 12:00. Ndërsa ky aksion do të vazhdoj deri në pastrimin e të gjitha deponive ilegale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.