Përfundojnë punimet rreth Komunës së re, tani shërbimet administrative kryhen në një objekt
Kamenicë – Kanë përfunduar punimet në objektin e ri të komunës së Kamenicës. Ky objekt tani i plotëson të gjitha kushtet që të kryhen shërbimet administrative në një vend të vetëm ka thënë Begzad Sinani.
“Premtimet e dhëna para qytetarëve të komunës së Kamenicës po i realizojë një nga një. Tani kanë përfunduar punimet në Komunën e Re dhe çelësat iu dorëzuan udhëheqjes komunale. Komisioni Evropian në bashkëpunim me Udhëheqjen Komunale me sukses, përfundon projektin kapital që unë isha zotuar se do ta përfundoj. Tani të gjitha shërbimet administrative do të kryhen në një objekt” ka shkruar Begzad Sinani./rajonipress/


