ARKATANA

Përfundojnë punimet në Sllatinë e Epërme si dhe Simitxhive në Tërstenik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Janë finalizuar punimet, në asfaltimin e rrugës “Veteranët e UÇK-së”, të lagjes “Qosaj” në Sllatinë të Epërme si dhe rrugës “Simitxhive” në Tërstenik. Këto rrugë janë asfaltuar në kuadër të fazës së dytë të projekteve që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve në lagje për këtë vit.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se si asfaltimi i këtyre dy rrugëve ashtu edhe i projekteve tjera janë nevoja të identifikuar nga vetë qytetarët, pasi këto rrugë si ajo në lagjen Qosaj që bënë zgjidhje për një numër të madh të familjeve që jetojnë në këtë lagje ashtu edhe ajo e Simitxhive në Terstenik që krahas banorëve lehtëson edhe qarkullimin e nxënësve për në shkollë dhe anasjelltas, ishin kërkesa imediate të vetë qytetarëve.

Hidromorava

Ai ka thënë se institucionet komunale nuk do të ndalen vetëm me kaq, por si në fshatin Sllatinë e Epërme ashtu edhe Tërstenik, do të vazhdojnë me projekte tjera për lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Banorët e dy lagjeve, janë shprehur falënderues për mbështetjen që po ju japin institucionet komunale kërkesave të tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.