RCCOLA

Përforcohet pushteti multietnik, vijnë edhe dy këshilltarë serbë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bujanoc- Dy këshilltarë të Partisë progresiste serbe (SNS) në Kuvendin komunal të Bujanocit së shpejti do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës shqiptaro serb, njoftojnë mediat serbe, transmeton agjencia informaitve “Presheva.jonë”

Deputeti popullor Dragan Nikoliq – shef regjional i rogresistëve dhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi kanë biseduar rreth intensifikimit dhe përforcimit të koalicionit qeverisës.

UBT

“Gjitha përgatitjet janë bërë me kohë. Informacionet janë të sakta dhe negociatat për ketë stretegji të re, në hyrjen tonë në koalicion qeverisës ende është duke i zhvilluar me sukses” ka thënë Nikolic. Këshilltari serb ka pohuar në vazhdim se ka shpresa që bisedimet ndërmjet dy palëve të kenë progres, pasi parita serbe SNS është “partnere e të gjithëve”.

Iniciativën e re të përforcimit të pushtetit multientik për hyrjen në koalicion të dy këshilltarëve serb në qeverisjen lokale në Bujanoc e ka pohuar edhe Nexhat Behluli, nënkryetar i PD. Kjo stretegji, përforcime me këshitarë të rinjë serbë, vjen menjëhere pas zërave për luhatje të pushtetit lokalë në Bujanoc. Do theksuar, se kuvendi Komunal i Preshevës për herë të parë në historikun e vet nuk ka asnjë serbë.