Përforcimi i radhës te Drita, Etrit Halimi

Gjilan – Skuadra e Dritës për asnjë moment nuk rri duarkryq, përforcimi i radhës tek ‘bardh e kaltërtit’ është futbollisti nga Vushtrria, Etrit Halimi.
Halimi luan në rolin e mesfushës ndërsa ky përforcim i Dritës konsiderohet më se i nevojshëm.
Vet drejtori i KF Dritës Burhan Rashiti ka bërë të ditur lidhur me përforcimin e futbollistit nga Vushtrria.
“Halimi që nga ky moment do të djersit fanellën e Dritës, kemi të bëjmë me një futbollist mesfushorë dhe shpresojmë të jap më të mirën”./rajonipress/