FITORJA

Përfituesit e depozitës 3-milionëshe për PTK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tre milion eurot që “Axos” i ka dhënë si depozitë për privatizimin e Postë dhe Telekomit të Kosovës (PTK), ende nuk dihet nëse do t’i kthehen në rast se dështon privatizimi i kësaj ndërmarrjeje kosovare. E gjitha varet nëse privatizimi i PTK-së dështon me faj të Qeverisë së Kosovës paratë do duhej t’i ktheheshin kompanisë “Axos”, por nëse dështon me faj të “Axos”, pra nëse kjo e fundit tërhiqet, paratë nuk kthehen prapa.

Kështu ka bërë të ditur për “Zëri” zëvendësministri i zhvillimit ekonomik, Ramadan Hasani. “Besoj që depozita prej 3 milionë eurove që ‘Axos’ i ka dhënë për blerjen e PTK-së, është dashur t’i kthehet nëse dështon privatizimi me fajin tonë, e nëse ata tërhiqen atëherë nuk u kthehen”, tha Hasani.

Kompania gjermane “Axoskapital”, në konsorcium me “Najafi Companies LLC” dhe me partnerët e saj para gjashtë muajve është shpallur fituese e ofertës financiare për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTKsë, në vlerë prej 277 milionë eurove.

UBT

Fillimisht si depozitë “Axos” i ka dhënë Qeverisë 3 milionë euro, ndërsa pjesën e mbetur siç është thënë prej zyrtarëve të qeverisë në atë kohë ka pasur afat që t’i japë deri në fund të muajit gusht të këtij viti.

Pse nuk ka ndodhur kjo, zëvendësministri Hasani thotë se gjatë gjithë kësaj kohe udhëheqësit e “Axos” janë përpjekur që të ulin çmimin e ofertës prej 277 milionëve. “Arsyeja pse nuk e kanë bërë pagesën e pjesës së mbetur, është se si çdo biznes tjetër e bëjnë maksimumin për të përfituar e këtë rast ‘Axos’ ka tentuar disa herë që të ulë çmimin”, tha Hasani…. (“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.