GRANDEMALL

Përfaqësues të shtetit përveç obligimit Kushtetues edhe aspekti moral dhe emocional ju bën borxhlinj të mbroni çdo cep të atdheut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani sërish me një letër publike i është drejtuar Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës e Albin Kurtit duke ua përkujtuar atyre se populli shqiptar autokton në brezin kufitar në Karaçevë dhe fshatra tjera, tash mbi dy dekada jetojnë në ankth të jesh apo mos jesh qytetar i vendit tënd i trashëguar ndër gjenerata.

Letra e plotë:

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të lartë përmendura, meqë jeni të njohur edhe më herët dhe nëpër vite lidhur me problemin e pa përmbyllur të brezit kufitar edhe në Komunën e Kamenicës, përkatësisht fshatrat buzë kufirit Kosovë – Serbi më konkretisht në Karaçevë, shqetësimi i banorëve të këtushëm është i vazhdueshëm.

ARKATANA

Derisa asnjëherë nuk dihet dita apo java cila do të jetë më e kontestuar, cili do të jetë fati i banorëve lokal se ku do të mbeten në Kosovë apo Serbi dhe shqetësimet e përditshme në mënyrë që të largohen njëherë ë përgjithmonë të eliminohet, ky problem ju lutemi që në takimet mes Kosovës dhe Serbisë, do të ishte mirë për të mos konstatuar ne si qytetar si i domosdoshëm për të mbyll problemin e kontestueshëm e kujt është kjo pjesë ne qytetarët e Karaçevës, shpresojmë dhe ua rikujtojmë që të keni parasysh se populli shqiptar autokton në brezin kufitar në Karaçevë dhe fshatra tjera tash mbi dy dekada jetojnë në ankth të jesh apo mos jesh qytetar i vendit tënd i trashëguar ndër gjenerata.

Të nderuar përfaqësues të shtetit përveç obligimit Kushtetues edhe aspekti moral dhe emocional ju bën borxhlinj të mbroni çdo cep të atdheut përfundon letra e Selver Lenjanit kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaqevë të Poshtme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.