FIDANISHTJA

Përfaqësues të Luginës së Preshevës në Vetëvendosje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Puhie Demaku, sekretare për Marrëdhënie me Jashtë në VV, kanë pritur sot Shaip Kamberin, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, dhe Belgzim Kamberin, kryetar i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Preshevë.

Në këtë takim është diskutuar për pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe rrethanat politike të komunitetit shqiptar atje. Kamberi ka vënë në pah vështirësitë me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje, duke theksuar se vetëm me një mbështetje të mirëfilltë nga Prishtina dhe Tirana do të mund të bëhej një ndryshim pozitiv në pozitën e tyre atje.

Fundamenti

Albin Kurti, nga ana tjetër, ka shprehur shqetësimin e tij për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe njëherit ka thënë se Vetëvendosje do të jetë e gatshme për bashkëpunim, si çdo herë, duke i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për të ndihmuar në avancimin e pozitës së shqiptarëve, thuhet në komunikatën e VV-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.