FIDANISHTJA

Përfaqësues të KFOR-it takojnë Begzad Sinanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani, sot ka pritur përfaqësues të KFOR- it, Togeren Levis – LMT me bashkëpunëtorë. Ata u interesuan për gjendjen e sigurisë në komunën e Kamenicës.

Togerja Levis bëri një prezantim pasiqë ishte takimi i saj i parë në Komunën e Kamenicës, ku ajo nga tani është përgjegjëse për Komunën e Kamenicës, Komunën e Ranillugut dhe për Novobërd.

Ajo tregoi për misionin e saj në Kosovë dhe u shpreh bashkëpunuese për të ofruar siguri.

FIDANISHTJA

Ndërsa kryetari Sinani e njoftojë për projektet e realizuara dhe ato që janë në proces të realizimit, për kërkesat e qytetarëve si problem paraqiti rrugën e re e cila është hapur në fshatin Svircë të Komunës së Kamenicës, për të cilën ka disa ankesa nga ana e banorëve për sigurinë e tyre. “Ne do të dalim në vendin e ngjarjes së bashku me shërbimin e gjeodezisë për të ofruar skicat organeve të sigurisë për të definuar se ku gjendet rruga, në territorin e Kosovës apo të komunës së Medvegjës” ka thënë Sinani.

Komuna e Kamenicës do të ofrojë një zyre tek Shtëpia e Kulturës për përfaqësuesit e KFOR -it , LMT që të jetë në shërbim të tyre.

Përfaqësuesit e KFOR-it, falënderuan Kryetarin për mikpritjen e bërë dhe bashkëpunimi i mirë do të vazhdoj edhe në të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.