United Hospital

Përfaqësues të Helvetas vizitojnë komunën e Novobërdës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri priti në takim Luan Hotin, Mimoza Mirashi, përfaqësues të HELVETAS-Swiss Intercooperation dhe Fitim Bunjakun Menaxher i Qendrës së Turizmit Rural Novobërdë.

Qëllimi i këtij takimi ishte që përfaqësuesit e Projekti HELVETAS – Swiss Intercooperation që ta prezantojnë projektin “ Aftësitë për Punësim Rural(APR-së)”.

Luan Hoti theksoi se ky projekt ka për qëllim zvogëlimin e varfërisë në zonat rurale të Kosovës, përmes rritjes së mundësive për punësim dhe rritjes së të ardhurave. Komunat përfituese të këtij projekti janë komuna e Novobërdës,Kamenicës, Dragash dhe Shtërpcës. Projekti i APR-së, synon përfshirjen e gjithë komunitetit, për të trajtuar problemet dhe vështirësitë e papunësisë.

Sipas tij, në këtë projekt përdoren tri strategji kryesore të ndërhyrjes si: Ngritjen e kapaciteteve të të rinjve të papunë meshkuj dhe femra, prej moshës 16- 30 vjeç, përmes programeve të trajnimit dhe ngritjes së aftësive, të lidhura me mundësitë e sektorit privat. Bashkëpunimi me bizneset ekzistuese për të rritur punësimin dhe të ardhurat nëpërmjet zhvillimit të aftësive dhe të biznesit dhe ndërlidhja e furnizuesve të vetë-papunësuar të lëndës së parë ( bujqësore dhe tjera), me blerësit vendorë dhe rajonal.

UBT

Kryetari i komunës Bajrush Ymeri i përshëndeti të pranishmit dhe shtoi:Ne jemi shumë mirënjohës për qeverinë Zvicerane dhe në këtë rast për organizatën HELVETAS Swiss Intercooperation në Kosovë që kanë përzgjedhë komunë e Novobërdës për ta përkrahur me këtë projekt .

“Ne jemi shumë të përkushtuar që të ndikojmë në zhvillimin ekonomik dhe sigurisht që përmes këtij projekti do të ndikohet në zbutjen e papunësisë. Jemi komunë me territor rural dhe mendojë që përmes projektit Aftësitë për Punësim Rural qytetarët tanë do ta kenë mundësinë që të zhvillojnë bizneset e tyre” u shpreh Kryetari Ymeri.

Ndërsa Fitim Bunjaku Menaxher i Qendrës së Turizmit Rural tregoi për grupmoshat të cilët mund të kyçen në këtë projekt ku ai tha se ky projekt do të jetë i mirëpritur nga të gjithë,pasi që do të jetë një mundësi shumë e mirë për avancimin e tyre.

Ky projekt do të zbatohet nga viti 2013, deri në vitin 2015 dhe financohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation, përmes departamentit për mbledhjen e fondeve, si dhe fondacionet private Julius Baer ( Zvicër), dhe Medicos ( Lihtenshtajni)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.