Uji Dea

Përfaqësimi i LDK’së në Kuvendin Komunal do të jetë më i madhi dhe më kualitativi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në vlugun e përgatitjeve për zgjedhjet e 22 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen kryetarit dhe kandidatit për kryetar, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot takimin me kandidatët për këshilltarë komunalë.

Kryetari Haziri ka kërkuar angazhim të madh të të gjithëve në çdo lagje të qytetit e fshatra, në mënyrë që përfaqësimi në Kuvendin Komunal të jetë më i madhi që prej themelimit të institucioneve.

“Lista e LDK’së është listë e vlerave. Në këtë listë që të gjithë kandidatët kanë kualifikim superior, njerëz të dëshmuar në profesionet e tyre, njerëz me duar të pastra dhe janë ata që do t’i mbrojnë interesat e gjilanasve. Me angazhimin dhe punët tuaj, unë besoj që përfaqësimi i LDK’së në Kuvendin Komunal do të jetë më i madhi në numër dhe më kualitativi që prej themelimit të institucioneve”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Kandidatët për Asamblenë Komunale kanë konfirmuar se po punojnë në mobilizim natë e ditë për ta bërë fitoren e madhe më 22 tetor dhe për t’i vazhduar punët e hajrit në krye me liderin Lutfi Haziri.

Ndryshe, LDK e Gjilanit do të vazhdoj takimet maratonike mobilizuese nëpër çdo lagje e fshat të komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.