RCCOLA

Përfaqësimi i diasporës në Kuvend, proces i gjatë

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Tashmë nuk kontestohesh nga askush që niveli i komunikimit të institucioneve të Kosovës me diasporën tonë duhet avancuar. Kjo është bërë edhe nga studime e analiza që janë bërë se fundi, por këtë e deklarojnë edhe vetë shqiptarët që prej vitesh jetojnë larg Kosovës. Këtë e ka thënë për Kosovapress edhe Ylfete Fanaj, deputetja e parë femër në Kantonin e Lucernit në Zvicër, e cila ka folur edhe për rëndësinë e shqyrtimit të mënyrave dhe mundësive për përfaqësim dhe pjesëmarrje të diasporës në jetën politike të vendit.

Ajo e lindur në rrethin e Prizrenit, ka shkuar në Zvicër fare e vogël, vetëm sa kishte mbushur nëntë vjet. Pasi mbaroi shkollimin filloi të merrej me politikë sepse mendoi se kjo ishte rruga më e lehtë për të dhënë kontributin e saj për shoqërinë.

“Unë jetoj që më shumë se 20 vjet në Zvicër. Atje jam shkolluar dhe atje punoj dhe ideja lindi sepse thjeshtë unë jam një person që i interesojnë zhvillimet shoqërore dhe ashtu lindi ideja që të jap kontributin tem në atë drejtim. Pra unë jetoj në Zvicër dhe thjeshtë mendova të angazhohem në atë vend në atë rrethin ku jetoj. Ashtu ja fillova fillimisht me disa shoqata civile duke u angazhuar me disa projekte dhe se pasi ajo punë është edhe politike. Ja fillova edhe me punë partiake. Pra, jam në Partinë Socialdemokrate dhe aty mu mundësua që të zgjidhem në parlament. Fillimisht kam qenë e zgjedhur si 25 vjeçare katër vite në parlamentin e qytetit të Lucernit dhe mas katër viteve i patëm zgjedhjet kantonale dhe ashtu arrita të zgjidhem direkt prej votuesve zviceran”, ka thënë ajo.

Arritjen e saj ajo nuk e sheh vetëm si personale pasi ajo thotë se zgjedhja e saj tregon se zviceranët i besojnë shqiptarëve dhe se në Zvicër shqiptarët gëzojnë të drejta.

“Në disa tematika tash shqiptarët ja kanë arrit me pas suksese. Janë më shumë të gjeneratës së dytë pra kena persona që punojnë nëpër banka. Nëpër universitete ka studentë shqiptarë. Për politikë ka qenë diçka e re se unë jam zgjedh në parlamentin kantonal dhe kam qenë e para femër në Zvicër që e kam pas këtë arritje pra që jam zgjedh në një parlament kantonal prej zviceranëve dhe kjo është një shenjë e mirë sepse zviceranët e kanë akceptu një shqiptare pra një zvicerane me prejardhje shqiptare që ma ka dhanë shancën me tregu që unë mundem me kontribu për shoqërinë zvicerane por edhe të huaj që ma kanë dhanë shancen me tregu edhe këtë. Kjo ka qenë pra një shenjë e besimit që ma kanë dhanë zviceranët që e kanë tregu ..që ma merr menja që është një shenjë e mirë edhe për shqiptarët”, ka pohuar ajo.

Këto ditë ajo ka qëndruar në Prishtinë, për të diskutuar për rolin që mund të luaj diaspora e Kosovës në Parlament. Nismën për përfaqësim të mërgatës në Kuvendin e Kosovës ajo e çmon shumë.

Mobi Casa

“Më duket shumë e rëndësishme që të diskutohen disa forma të pjesëmarrjes politike të diasporës në Kosovë, dhe njëra prej tyre të cilën unë e çmoj shumë është pjesëmarrja direkte në parlament pra të jenë vendet e rezervuara për mërgatën. Kjo më duket vetëm njëra prej formave të shumëllojshme që munden me kanë që duhet me i parapa. Por së pari më duket e rëndësishme që edhe mërgata të informohet për mundësitë që i kanë për pjesëmarrje. Pra, edhe duhet patjetër duhet me i prapara pjesëmarrjet e ndryshme për shembull si pjesëmarrja në votime elektronike sikur forma të ndryshme të pjesëmarrjes. Në atë aspekt më duket edhe e rëndësishme që politika duhet gjithëherë me u bo që të përforcohet edhe shoqëria civile sepse shoqëria civile është ajo që e mbanë shoqërinë dhe duhet patjetër me u mundu në këtë drejtim që çfarë formash dhe çfarë masash duhet me marrë për me e përforcu edhe shoqërinë civile këtu në Kosovë”, ka thënë Fanaj.

Por ajo është skeptike për mundësinë e afërt të zbatimit të kësaj ideje. Fanaj thotë se bazuar në ligjet që ndiqen në Zvicër atëherë ende duhet kohë për zbatim.

“Si parlamentare edhe në Zvicër atje në kantonin tim i diskutoj ligjet që bahen në kantonin tonë edhe e shoh që është një proces i gjatë, prej idesë që mirret për këtë propozim të pjesëmarrjes direkte e deri te zbatimi i ligjit. Pra derisa kur ata personat e kanë mundësinë me hy në parlamentin e Kosovës pra mendoj që është një drejtim ose një qëllim afatgjatë që duhet me u mbajtë patjetër nuk duhet me punu vetëm në një drejtim që të thojmë se vetëm kjo është ajo që e di mërgata që të përfaqësohet në parlament por patjetër duhet shumë forma të ndryshme me i parapa sepse mërgata nuk është një grup i një mendimi sepse ata kanë mendime dhe nevoja të ndryshme”, ka thënë ajo.

Fanaj e ka një brengë për mos përfshirjen e femrës në Kosovë në proceset vendimmarrëse në politikë. Ajo kërkon që femra dhe mashkulli i Kosovës të mos jenë të barabartë vetëm në letër.

“Nuk është e lehtë me e dhanë një vlerësim sikur një person që jeton jashtë me e bo një vlerësim për çështjen e femrës këtu në Kosovë po mundem të them se nëpër diskutime ose debate që kamë marrë pjesë ose në atë që e lexoj dhe informona për politikën e Kosovës gjithmonë e shoh se është mjaft një shoqëri patriarkale… Pra gjithmonë i shoh vendimmarrësit pra në shumicat e çështjeve janë meshkujt, e shiqoj televizion nëpër debate dhe tmerrohem që tham se askush nuk ka mendu me e ftu edhe një femër në këtë debat sepse gjithmonë është e rëndësishme të shohim mendimet e gjinive të ndryshme të moshës e profesione që të kemi më shumë ide sepse më shumë ide më mirë. E kam dëshirën që femra të mos jetë vetëm nëpër ligje dhe kushtetutë e barabartë por të tregohet edhe në shoqëri me gjëra konkrete dhe direkte. Mirë është që e kemi kushtetutën dhe ligjet që na japin të drejta të barabarta por që ato ligje duhet me u zbatu. Pra pres prej Kosovës që më shumë në këtë drejtim të mundohet sepse femra ka resurse dhe këto nuk duhet me i lanë anash sepse vetëm do të humbim”, theksoi ajo.

Të rikujtojmë se Ylfete Fanaj, nga shumë veprimtarë dhe ndjekës të zhvillimeve të diasporës shqiptare konsiderohet si shembulli më i mirë i pjesëtarëve tanë, e cila denjësisht është integruar në Zvicër, atje ku me familjen e saj jeton prej vitesh. /Kosovapress/