Hidromorava

“Perëndimi revoltohet, Bettina Wulff xhiron film për Muhamedin”

/ 1 minutë lexim
ZN

Pasi revista satirike franceze, “Charlie Hebdo”, të mërkurën botoi një karikaturë të Profetit Muhamed, për një lëvizje të ngjashme është përcaktuar revista satirike gjermane “Titanic”, duke njoftuar se në numrin e tetor do të botohet fotomontazhi i Bettina Wulffit me një luftëtar mysliman.

Në ballinën e “Titanicut” do të gjendet pra Wulff, gruaja e ish presidentit gjerman Christian Wulff, tek përqafon një luftëtar mysliman – me turban në kokë e me thikë në dorë – me titullin parodik: “Perëndimi revoltohet, Bettina Wulff xhiron film për Muhamedin”, raporton AFP.

Hidromorava

Kryeredaktori Leo Fisher tha për “Der Spiegel” se “Muhamedi tani është në të gjitha gojët”, ndërsa shton se mujorja e tij “Titanic” e ka mbështetur edhe më herët revistën franceze në tentimet e saj për të publikuar karikaturat e Profetit Muhamed.