Uji Dea

Përdhunonte vajzat që shkonin të bënin tatuazhe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një 41-vjeçar, ka përdhunuar dy adoleshente të cilat kishin shkuar në studion e tij për të bërë tatuazh. Mësohet se 41-vjeçari ka abuzuar dhe me femra të tjera, të cilat shkonin për të bërë tatuazhe.

Sipas policisë së Korçës, autori është Andon Sallo, banues në Petrushe të Pogradecit, i cili është ndaluar ditën e djeshme nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy vajza 16-vjeçare ndërsa dyshohet për abuzime edhe me vajza të tjera.

Mësohet se 41-vjeçari kishte marrë një ambient me qira në lagjen Nr.1, në Pogradec në të cilën u bënte tatuazheve personave të ndryshëm, transmeton KP.

Më datë 4 shkurt të këtij viti dyshohet se një 16-vjeçare me iniciale J.J, nga Pogradeci ka shkuar për të bërë një tatuazh por ka rënë pre e abuzimit seksual të 41-vjeçarit. Ky i fundit i ka thënë asaj që të shkonte në tualet për të lagur me ujë vendin ku do të bënte tatuazhin pasi duhet të mpihej më parë.

Mobi Casa

Sapo vajza mbërriti në tualetin e vogël, 41-vjeçari e ndoqi nga pas ku dhe dyshohet se e përdhunoi.

Mësohet se adoleshentja nuk bëri denoncim, ndërsa policia në rrugë operative arriti të informohej për abuzimet e Sallos i cili më datë 6 shkurt të këtij viti tentoi të përdhunonte një tjetër 16-vjeçare me iniciale A.D, banuese në fshatin Remenj të Pogradecit.

Pas mbledhjes së provave policia ndaloi 41-vjeçarin i cili bënte tatuazhe. Burime nga policia thanë se sipas dëshmisë së parë Sallo deklaroi se vajzën e parë që e kishte përdhunuar do ta merrte për grua, por ku u përball me rastin e dytë të përdhunimit ai nisi të ngrinte alibi të ndryshme.

“Jam në krizë pasi po divorcohem nga bashkëshortja”, mësohet të ketë thënë para oficerëve të policisë kriminale, 41-vjeçari. Policia dyshon se Sallo ka abuzuar edhe me vajza të tjera dhe po punohet për dokumentimin e të gjitha rasteve. /Telegrafi/