Përdhunohet prej 5 muajsh, 12-vjeçarja shtatzënë

Një e mitur 12-vjeçare ka tentuar të vrasë veten kur zbuloi se kishte ngelur shtatzanë ngë një 38-vjeçar që e kishte përdhunuar prej 5 muajsh. E reja është me origjinë nga Gana por e lindur në Itali dhe banuese me dokumenta të rregullta në Castel Volturno së bashku me nënën e saj dhe njerkun. Aktualuisht 12-vjeçarja është shtruar në spitalin e Napolit.
Pedofili përdhunues edhe ai nga Gana, është arrestuar nga policia. Bazuar në denoncimin e bërë nga njerku i të miturës policia sqaron se pedofili e ka takuar 12-vjeqaren në një shkollë në Castel Volturno dhe e ka mashtruar duke i thënë se ishte vetëm 24-vjeç.
Më pas ai ka këmbëngulur për ta marë në shtëpinë e tij ku edhe e ka përdhunuar. 38- vjeçari është arrestuan nga policia dhe ndodhet në ambientet e para burgimit në burgun e Santa Maria Capua Vetere në pritje të dhënies së masës së sigurisë. Ai akuzohet për abuzim seksual me të mitura./Indeksonline/