ARKATANA

Përçarja e opozitës forcoi pushtetin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përçarja e partive opozitare i ka krijuar komoditet partive në koalicionin qeverisës, që të vendosin për kohën e shkuarjes së vendit në zgjedhje. Analistët politikë thonë se pas kësaj situate të krijuar zgjedhje do të ketë vetëm kur dëshiron PDK-ja.

Mospajtimet brenda bllokut opozitar rreth listës së përbashkët zgjedhore kanë bërë që “Vetëvendosja” në njërën anë dhe AAK-ja e “Nisma” në anën tjetër të dështojnë përfundimisht në arritjen e synimit të tyre – rrëzimin e Qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Eco Higjiena

Analistët thonë se kjo përçarje mes partive opozitare i ka krijuar koalicionit qeverisës, sidomos Partisë Demokratike të Kosovës, komoditetin që të vendosë vetë se kur do të shkojë në zgjedhje. “Përçarja e opozitës duke mos u jetësuar ideja e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për krijimin e një alternative për Kosovën dëshmon se PDK-ja (me koalicionin) tashmë e ka finalizuar kapjen e shtetit dhe ajo vendos se kur dhe si duhet mbajtur zgjedhjet, të jashtëzakonshme ose të rregullta, se si duhet të duket shteti sipas modelit të tyre dhe si duhet të funksionojë opozita”, ka thënë për “Zërin” analisti, Halil Matoshi.

Madje, sipas tij, PDK-ja i ka vendosur edhe konturat se kur, si dhe çka duhet të mendojë secili individ dhe deri ku tolerohet liria e shprehjes, sepse, siç thotë ai, partia më e madhe në vend e konsideron veten etalon (masë) të shprehjes së lirisë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.