Përçahet AKR në Gjilan, Forumi i Gruas demonstrativisht lëshon mbledhjen
Gjilan – Forumi i Gruas në Gjilan aktualisht përfaqëson 1/3 e anëtarësisë në këtë degë me 250 anëtarë dhe 184 delegate, shpresojmë se kryetari i degës do ta kuptoj shumë seriozisht këtë pakënaqësi dhe të rishqyrtoj pozicionin e vet si kryetarë duke marrë parasysh se nuk paraqet unitetin e degës, por vazhdon të jetë një person “non grata” për një pjesë të elektoratit nga AKR-ja, në këtë rast Forumi i Gruas ka thënë Ymrane Shahiqi.
Me datën 09.12.2016 është ftuar mbledhja e Forumit të Gruas në Gjilan nga Kryetarja e forumit Ymrane Shahiqi ku ishte prezent edhe Koordinatorja e FG nga qendra Mirlinda Gashi.
Pas fillimit të mbledhjes pa ftesën e Forumit tenton të marr pjesë edhe kryetari degës z.Ismet Hajdini.
Dihet mirëfilli se paraprakisht FG ka ngrirë bashkëpunimin me kryetarin e degës, kjo irritoj kryesin dhe forumin e gruas që në mënyrë demonstrative të lëshojnë mbledhjen.
Forumi i Gruas në Gjilan aktualisht përfaqëson 1/3 e anëtarësisë në këtë degë me 250 anëtarë dhe 184 delegate, shpresojmë se kryetari i degës do ta kuptoj shumë seriozisht këtë pakënaqësi dhe të rishqyrtoj pozicionin e vet si kryetarë duke marrë parasysh se nuk paraqet unitetin e degës, por vazhdon të jetë një person “non grata” për një pjesë të elektoratit nga AKR-ja, në këtë rast FG.
Është për çudi tentative e tij të marrë pjesë në mbledhjen e këtij forumi duke marrë parasysh se ai vet injoron Forumin duke mos ftuar fare kryetaren e degës në asnjë mbledhje të kryesisë, fton nënkryetaret për pjesëmarrje në mbledhje të ndryshme, kërkon plasaritje në këtë Forum duke ftuar anëtaret e forumit në “biseda informative” kërkon dorëheqjen e kryetares së forumit.
Është e pashpjegueshme logjika e një kryetari të shkatërroj një Forum të Gruas me ideologjinë “Përçaj e sundo” për interesa personale .Kjo dëshmon se gratë dhe vajzat në Kosovë ende janë mjet manipulimi, fuqizimi i grave edhe për një kohë të gjatë do të mbetet vetëm terminologji abstrakte e kohës. Në pamundësi t`i përballojmë këtij presioni është vetëm çështje kohe kur ky Forum do të shpartallohet. Shpresoj se elektorati i AKR-së do të kuptoj qëllimet e kryetarit të tillë, të bëhet bartës i listës, Asambleist apo Drejtor, sipas mundësive edhe të gjitha. Për momentin tingëllojnë si fjalë tendencioz, të pa kuptimta, por koha do ta dëshmoj të vërtetën thuhet në reagimin e kryetares së Forumit të Gruas në Gjilan Ymrane Shahiqi./rajonipress/


