Përballja për Gjilanin dhe Kamenicën

Gjilan – Në Gjilan do të përballen Lutfi Haziri i LDK-së dhe Sami Kurteshi i LVV, derisa në Kamenicë do të përballen Shaip Surdulli dhe Qëndron Kastrati.

Gjilani dhe Kamenica do të votojnë për dy të preferuarit e tyre që aktualisht janë kandidatët nga LDK dhe LVV. Për shkak të humbjes së thellë dhe debaklit që pësuan kandidatët e PDK-së në Anamoravë, në skenë mbetën vetëm kandidatët e LDK-së dhe LVV.

Lutfi Haziri kalojë në ballotazh fal rivalitetit të dobët që pati nga PDK-ja, dhe realisht edhe në ballotazh, ka një kandidat i cili nuk ka treguar afinitete në paraqitjet e tija publike, e as në debatet televizive.

Në Kamenicë edhe pse Shaip Surdulli shihet si favorit, megjithatë i mbetet votuesit të tregoj se për çfarë qeverisje janë ose se cilin kandidat e preferojnë.

Gjilani ka mbetur mbrapa në shumë fusha dhe izolimi i mëtutjeshëm i këtij qyteti e dëmton perspektivën dhe të ardhmen e familjeve gjilanase.

Realisht fitore historike në Anamoravë ka shënuar vetëm Sokol Haliti i LDK-së në Viti. Ai tregoj dhe dëshmoj se ka qëndruar besnik ndaj elektoratit dhe tërë kohën e punës së tij ka qëndruar në Viti dhe në teren. Nuk ka pasur javë apo ditë që Sokol Haliti nuk ka promovuar projekte, derisa Gjilani është marrë me politika qendrore që asnjëherë nuk i kanë hy në punë këtij qyteti.

Qytetari i ndërgjegjshëm nuk po i duron “përrallat” e sajuara me politika kombëtare. Qytetari gjilanas kërkon punë e angazhim brenda këtij qyteti. Kushdo që e fiton Gjilanin ka shumë punë për të bërë. /rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS