Hidromorava

“Perandoria” e Thaçëve, një herë haraç, e tash kërbaç

/ 23 minuta lexim
Fundamenti

Analistët alarmojnë se si sa e sa raste mbyllen nga Policia dhe Prokuroria, si rasti i vëllait të presidentit Hashim Thaçit, Gani Thaçi, apo djemve të Adem Grabovcit, apo djalit të drejtorit të AKI-së etj. etj., por edhe shumë pushtetarëve të tjerë. Ilustrimi më skandaloz i kapjes së shtetit dhe mosveprimit të institucioneve të rendit, e të drejtësisë, sipas analistëve, është rasti më i freskët i Gani Thaçit si dhe shoferit të tij, që sulmuan fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe drejtorin e kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic.

Zeqa: Nëse deri dje në mendjet e afaristëve Gani Thaçi simbolizonte haraçin, tani e tutje e simbolizon edhe kërbaçin!

“Viteve të fundit,Thaçët e ndërruan strategjinë, duke mos u paraqitur më në ndërtime me emrat e vet, por duke blerë kompani ekzistuese ndërtimore dhe duke bërë biznes në emër të këtyre kompanive, të cilët u bënë partnerë në ndërtime edhe me Behgjet Pacollin, përmes një kompanie në Zvicër. Të gjitha këto dhe fakte të tjera të pacekura me këtë rast dëshmojnë hapur se në Kosovë po qe se vëllezërit e Hashimit nuk paguhen për ‘shërbime ndërmjetësimi’, varësisht nga sektori ku ata dominojnë, por edhe të pushtetarëve të tjerë varësisht kush ku sundon, nuk ka shans që të rritet apo të zhvillohet biznesi privat i cilitdo investitor, qofshin të vendit apo edhe ata pak të huaj, të cilët për shkaqe si këto dhe të ngjashme, ditaditës po ikin sa më larg Kosovës”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Duke parë e duke vlerësuar një varg zhvillimesh që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Republikën e Kosovës, e ku po marrin pjesë në veprime të kundërligjshme njerëz të afërt me figurat qendrore të establishmentit politik e qeverisës në vend, analistët e politikës, por edhe qytetarët konsiderojnë se, duke mos guxuar që të veprojë drejtësia e ndikuar dhe kapur nga politika, Kosova është bërë dhe po vazhdon të thellohet akoma më shumë në një shtet të krimit të organizuar, ku klanet kriminale/ kartelet e nëntokës kriminale të mafiooligarkëve dhe të pushtetarëve të inkriminuar janë mbi ligjin, dhe si të tillë shkelin ligjet tanimë dy dekada rresht.

Analistët alarmojnë se si sa e sa raste mbyllen nga Policia dhe Prokuroria, si rasti i vëllait të presidentit Hashim Thaçit, Gani Thaçi, apo djemve të Adem Grabovcit, apo djalit të drejtorit të AKI-së etj. etj., por edhe shumë pushtetarëve të tjerë. Ilustrimi më skandaloz i kapjes së shtetit dhe mosveprimit të institucioneve të rendit, e të drejtësisë, sipas analistëve, është rasti më i freskët i Gani Thaçit si dhe shoferit të tij, që sulmuan fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe drejtorin e kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic.

Kjo, sipas analistëve, flet mjaftueshëm kur dihet fakti se i tërë tregu i sigurimeve është i kontrolluar nga nëntoka kriminale dhe çdo gjë është nën kontrollin formal të BQKsë, por në mes BQK-dhe këtyre kompanive qëndron Byroja e Sigurimeve, ku në këtë institucion që prej startit punon edhe Gani Thaçi, vëllai i madh i presidentit Hashim Thaçi,por edhe Rrahim Pacolli, si përfaqësues i familjes Pacolli. Gazetari i ka dërguar pyetje edhe shefit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollit, dhe drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic, por ata nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me rastin.

ZEQA: PËRMENDJA E EMRIT TË GANI THAÇIT,TASH E DY DEKADA TË PASLUFTËS, NDJELL FRIKË TË BIZNESMENËT VENDORË E NDËRKOMBËTARË

Analisti politik, Florim Zeqa, tha për “Kosova Sot” se nëse deri dje në mendjet e afaristëve, Gani Thaçi simbolizonte haraçin, tani e tutje e simbolizon edhe kërbaçin! “Përmendja e emrit të Gani Thaçit, tash e dy dekada të pasluftës, ndjell frikë të biznesmenët vendorë, e tani e tutje edhe tek ata ndërkombëtarë. Shkaku i kërcënimeve dhe kërkimit të haraçit, numri i investitorëve të huaj që kanë ardhur në Kosovë kurrë nuk ka qenë i kënaqshëm në këto vitet e paspavarësisë. Biznesmenët e jashtëm frikën kryesore e kanë pasur nga njerëzit e fuqishëm të parapolitikës në Kosovë. Rasti skandaloz i rrahjes së shefit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollit dhe drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic nga Gani Thaçi dhe shoferi i tij përfundoi shpejt dhe pa u ndëshkuar fare nga drejtësia. Përderisa drejtori i kompanisë “Illyria”, Gianni Sokolic mund të shpëtojë vetëm me rrahje nga supermeni Thaçi, shefi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli rrezikon edhe të dënohet nga ‘drejtësia’ kosovare për prishje të qetësisë shpirtërore të Thaçëve, ashtu siç pritet të ndëshkohen katër policët kosovarë që bënë publik skandalin e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni”, u shpreh ai. “Megjithatë, i ashpër dhe i menjëhershëm ishte reagimi i shoqatave të investitorëve evropianë ndaj sulmit mbi drejtorin e kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic, duke e trajtuar Kosovën si shtet të krimit të organizuar në duart e klaneve mafioze kriminale. Tashmë përveç nga qytetarët e vendit, edhe nga ndërkombëtarët Kosova do të trajtohet si vend i nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve dhe të pushtetarëve te inkriminuar, që janë mbi ligjin dhe si të tillë shkelin ligjet tanimë dy dekada rresht, ndërkaq që sistemi i drejtësisë nuk guxon të merret fare me ta. Rastet mbyllen nga Policia dhe Prokuroria, si rasti i vëllait të Hashim Thaçit, Gani Thaçi, rasti i mëhershëm i djemve të Adem Grabovcit, por edhe shumë pushtetarëve të tjerë që sillen si kauboj qyteteve të Kosovës”, vijoi më tej Zeqa për “Kosova Sot”. Sipas tij, kësisoj, shteti që aspiron të anëtarësohet në BE dhe në OKB është shndërruar në oazë të krimit të organizuar, korrupsionit dhe haraçit legal dhe ilegal. “Pavarësisht faktit, se kush është në pushtet, familjarët e pushtetarëve e kontrollojnë çdo sferë e çdo sektor të ekonomisë dhe bizneseve, të cilët e kanë pamundësuar rritjen dhe zhvillimin e bizneseve private që nuk janë të lidhura me krimin e organizuar”, potencoi ai.

BISLIMI: NJËRI VËLLA MAFIOZ I SIGURIMEVE, TJETRI BOS I NDËRTIMEVE!

Sipas politologes Liridona Bislimi, çdo kompani që vepron në Kosovë, apo që do të fillojë të veprojë, nuk mund të operojë pa u marrë vesh apo pa u përplasur me ndonjë anëtar të familjes Thaçi.”Gani Thaçi, vëllai i madh i Hashim Thaçit ose mafiozi i tregut të Sigurimeve në Kosovë, është koka e vendimmarrjes në industrinë e sigurimeve ku mban një pozitë të rëndësishme tek Byroja e Sigurimeve. Pikërisht Gani Thaçi, në janar të vitit 2000, ishte bastisur nga Policia e UNMIK-ut, në apartamentin e tij në lidhje me një incident me armë zjarri, ku përveç gjetjes së një arme të fshehur nën një dyshek fëmijësh, policët kishin gjetur edhe 250 mijë dollarë. Vëllai tjetër i Hashim Thaçit, Blerim Thaçi, njihet si “bos” i ndërtimeve në Kosovë, ku në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit në Kosovë (ARBK), më 14 janar 2009, pikërisht në kohën kur Hashim Thaçi po bënte një vit pushtet në pozitën e kryeministrit, një kompani ndërtimi, vetë Blerim Thaçi, vëllai i vogël i kryeministrit, është hisedar në ‘Iliria Building’, që ka ndërtuar një kompleks milionësh banesor gjatë vitit 2012 në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë, por edhe shumë të tjera jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytetet e tjera në Kosovë”, tregon Bislimi për “Kosova Sot”.

Ajo po ashtu ka thënë se Idriz Thaçit, vëllait tjetër, Hashim Thaçi ia besoi që të bëhet shefi i gurthyesve në Kosovë, duke e regjistruar edhe kompaninë e vëllait tjetër të Hashimit, Idriz Thaçi, në ARBK në muajin maj të vitit 2008, në kohën kur Hashim Thaçi kishte bërë vetëm pesë muaj në karrigen e kryeministrit të vendit. Kështu kompania e vëllait të Hashimit u angazhua si nënkontraktore e “Bechtel-Enkas” në ndërtimin e autostradës së Kosovës, dhe fitoi miliona euro tenderë nga KEK-u. “Thaçët e ndërruan strategjinë, sidomos në vitet e fundit, duke mos u paraqitur më në ndërtime me emrat e tyre, por duke blerë kompani ekzistuese ndërtimore, dhe duke bërë biznes në emër të tyre, duke u bënë partnerë në ndërtime edhe me Behgjet Pacollin,përmes një kompanie në Zvicër. Kosova është bëre shtet i krimit të organizuar, ku klanet kriminale/kartelet e nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve dhe të pushtetarëve të inkriminuar janë mbi ligjin dhe si të tillë shkelin ligjet tanimë dy dekada rresht, ndërkaq sistemi i drejtësisë nuk guxon të merret me ta. Në Kosovë, po qe se nuk paguhen për ‘shërbime ndërmjetësimi’, varësisht nga sektori, vëllezërit e Hashimit, por edhe të pushtetarëve të tjerë, varësisht kush ku sundon, nuk ka shans që të rritet apo të zhvillohet biznesi privat”, tha Liridona Bislimi për “Kosova Sot”.

QARRI: KA DYSHIME SERIOZE SE GANI THAÇI VAZHDON TË PAGUHET PËR AFRO DY DEKADA ME RADHË PËR “SHËRBIME NDËRMJETËSIMI”

Me shqetësim e sheh këtë kapje serioze të shtetit dhe të institucioneve të drejtësisë, por edhe monopolin mbi shumë biznese edhe analisti Gani Qarri. “Fatkeqësisht, Kosova është bërë, thjesht, shtet i krimit të organizuar, ku klanet kriminale/ kartelet e nëntokës të mafio-oligarkëve e të pushtetarëve të inkriminuar, që nga pas lufta dhe ardhja në pushtet, qëndrojnë mbi ligjin dhe si të tillë sundojnë mbi çdo gjë, dhe tanimë për dy dekada rresht sistemi i drejtësisë as që guxon fare të merret me ta. Kjo është bërë shkak që sa e sa raste të mbyllen nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit, si rasti i vëllait të Hashim Thaçit, Gani Thaçi, djemve të Adem Grabovcit, por edhe shumë pushtetarëve të tjerë. Së fundmi, Gani Thaçi, si dhe shoferi i tij, sulmuan fizikisht edhe shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, por edhe drejtorin e kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic, pasi i tërë tregu i sigurimeve kontrollohet nga nëntoka kriminale dhe çdo gjë është nën kontrollin formal të BQK-së, ndërsa në mes të BQK-së dhe këtyre kompanive qëndron Byroja e Sigurimeve, institucion në të cilin që nga fillimi punon edhe ‘kryeshefi’ nën hije, Gani Thaçi, vëllai i madh i presidentit Hashim Thaçi, bashkë me Rrahim Pacollin, si përfaqësues i familjes kontroverse Pacolli”, u shpreh ai. “Ndaj, me të drejtë, jo vetëm për rastin e fundit,VV-ja e quan vëllain e presidentit aktual Hashim Thaçit, Gani Thaçin, mafiozi i tregut të sigurimeve në Kosovë,pasi realisht Gani Thaçi, si vëllai i madh i Hashim Thaçit, është koka e vendimmarrjes në industrinë e sigurimeve, i cili mban një pozitë të rëndësishme dhe dominuese në organizatën që monitoron këto biznese”, vijoi më tutje Qarri. Sipas tij, ka dyshime serioze se Gani Thaçi vazhdon të paguhet për afro dy dekada me radhë për “shërbime ndërmjetësimi”, sidomos kur kihet parasysh fakti se vëllai i tij, më i “vogël”, Hashim Thaçi, ka pasur pushtetin në Kosovë që nga viti 2007,apo thënë më troç, që nga pas lufta e këtej pandërprerë, i cili jo vetëm se krijoi lidhje të fuqishme me mafio-oligarkët që i bëri miliarderë prejse erdhi në pushtet, por themeloi edhe biznese të fuqishme qindra milionëshe me vëllezërit e vet.”Përveç vendosjes së Ganiut si të parin e sigurimeve, edhe për vëllain tjetër Idriz Thaçin, Hashim Thaçi u tregua aq i kujdesshëm dhe zemërgjerë, saqë jo vetëm se nuk e la pa risk, por e bëri edhe atë shef të gurthyesve në gjithë Kosovën, kompania e të cilit “Geo Mineral”, me bazë në Astrazub të Malishevës, në ARBK u regjistrua në muajin maj të vitit 2008, në kohën kur Hashim Thaçi kishte bërë vetëm pesë muaj në karrigen e kryeministrit të vendit, kompani e cila me ndihmën e Hashimit u angazhua edhe si nënkontraktor i ‘Bechtel-Enkas’ në ndërtimin e autostradave të Kosovës, dhe fitoi miliona euro tenderë edhe nga KEK-u”, u shpreh Qarri. “Ndërsa vëllai i vogël i Hashim Thaçit, Blerim Thaçi,u bë bos i ndërtimeve në Kosovë, duke u regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit në Kosovë (ARBK), më 14 janar 2009, pikërisht në kohën kur Hashim Thaçi po bënte një vit pushtet në pozitën e kryeministrit, një kompani ndërtimi, ku Blerim Thaçi, si vëllai i vogël i kryeministrit, është hisedar në ‘Iliria Building’ që ka ndërtuar një kompleks milionësh banesor gjatë vitit 2012 në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë, si edhe shumë të tjera jo vetëm në Prishtinë,por edhe në qytetet kryesore anembanë në Kosovë”, vlerësoi Qarri për “Kosova Sot”.

KELMENDI: THAÇËT DHE PACOLLËT JANË KAMPIONË TË KRIMIT DHE MARIONETIZMIT KOMPLOTIST!

Mobi Casa

Sipas Ibrahim Kelmendit, Kosova moti është (pseudo), shtet, i kapur nga krimi i organizuar dhe pikërisht këtë kapje e ka realizuar duke kapur sistemin e drejtësisë. “Përndryshe, sistem ligjor, funksional, i drejtësisë, dhe krim i organizuar që kap shtetin, nuk mund të ketë; ato dyja pamundësojnë ekzistencën e njëra tjetrës. Ose, ose! Dëshmi flagrante, konkrete, se në cilat përmasa është kapur sistemi i drejtësisë, kemi Adem Grabovcin dhe Azem Sylën, që mbrohen në liri, dhe Dr. Sadri Ramabajën, që mbahet në paraburgim! Secili njeri me dy fije mend, di, cilat përmasa ka krimi i komanduar nga Adem Grabovci dhe Azem Syla, dhe cilat përmasa të mirësjelljes qytetare ka ligjëruesi universitar e politologu Dr. Ramabaja. Ndërsa, Thaçët dhe Pacollët janë kampionë të krimit dhe marionetizmit komplotist, meqë ato janë dy vatra të nepërkave, të cilat i ka klonuar nga Beogradi. Ndërsa për përmasat e krimit të këtyre dy vatrave nuk do të mund të dimë, për momentin, sepse e kanë kapur sistemin e drejtësisë që t’i kamuflojnë ato përmasa. Populli i Kosovës i meriton këta kriminelë, si sundimtarë plaçkitës e komplotistë, meqë nuk po është në gjendje t’i sfidojë”, tha Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot”.

SALIHAJ: STRUKTURAT MAFIOZE KRIMINALE E KANË KAPLUAR KOSOVËN

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thekson se aq shumë është zhvilluar rrjeti mafioz që ka kapur shtetin, saqë qytetarin nuk ka mbetur gjë tjetër veç kokën në dorë që dhe të marrë rrugën e ikjes ngado që i shohin sytë dhe e bartin këmbët. “Qytetarët e Kosovës duhet ta kapin kokën me dorë nga gjithë kjo mafi politike, që është krijuar. Ngado që të sillemi,vetëm krime, abuzime, shpërdorime, dallavere,hajni, zhvatje milionash, shitje interesash, korrupsion, amoralitet. Krejt këto të lidhura me bosët e politikës në Kosovë, me djemtë, vëllezërit, gratë apo familjarët e tjerë të tyre. Strukturat mafioze kriminale e kanë kapluar Kosovën. Një ditë kjo do ta arrijë pikën e vlimit dhe shqiptarët me shqelma do ta përzënë këtë kastë politike,e cila po e shkatërron këtë popull dhe këtë shtet”,tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Sektorët më fitimprurës, në dorën e familjarëve të presidentit

Sipas analistit Ragip Guraziu, shumë raste të kaluara dhe këto të fundit të mbledhura së bashku marrin një emërues të përbashkët të një projekti afatgjatë kriminal, i cili mund të emërtohet si “PRONTO NË VEPRIM”, sepse ndaj tyre nuk vepronligji.”Sa e sa raste të mbyllura nga Policia dhe Prokuroria, si rasti i vëllait të Hashim Thaçit, Gani Thaçi, djemve të Adem Grabovcit, por edhe shumë pushtetarëve të tjerë, kriminelë të mafio-oligarkëve të PDK-së dhe klanit ‘PRONTO’ shkon kështu, sepse kësaj i thonë ‘PRONTO NË VEPRIM’?! Derisa e kemi këtë situatë të mosveprimit të institucioneve të drejtësisë, lirish mund të themi se Kosova është bërë shtet çerdhe i krimit të organizuar, ku kartelet e nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve të inkriminuar janë mbi ligjin, ndërkaq që sistemi i drejtësisë nuk guxon të merret me ta. Kjo është kapje mafioze e shtetit, si rasti i vëllait të Hashim Thaçit, Gani Thaçi, djemve të Adem Grabovcit, por edhe shumë pushtetarëve të tjerë, derisa nuk merren akoma parasysh veprimet e Gani Thaçit, si dhe shoferit të tij që sulmuan fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe drejtorin e kompanisë private të sigurimeve “Illyria. Nëse dikush pyet tani se ku janë Policia e Prokuroria, nuk ka përgjigje tjetër veçse kjo: kur janë në pyetje rastet e të mëdhenjve, as që ua ‘nin’ bile dhe nuk guxojnë as më të voglin rast ta procedojnë dhe të merren në pyetje apo të ndëshkohen keqbërësit”, u shpreh ai. “Këta e kanë uzurpuar edhe një pjesë të madhe të veprimtarive më profitabile biznesore dhe ekonomike. Këtu më së lehti mund të shihet se si është e mundur që tërë tregu i sigurimeve është i kontrolluar nga nëntoka kriminale, kurse është vetëm nën kontrollin formal të BQKsë, por në mes BQK-së dhe këtyre kompanive qëndron Byroja e Sigurimeve, ku në këtë institucion që prej startit punon edhe Gani Thaçi, vëllai i madh i presidentit Hashim Thaçi dhe Rrahim Pacolli, si përfaqësues i familjes Pacolli”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.

Klanin “Pronto” e sheh më tepër rrezik për vendin, për shkak të mos veprimit të drejtësisë kosovare, edhe analisti Bislim Aliu.”Me të vërtetë duhet të jemi tepër të shqetësuar, sepse Kosova është bërë shtet i krimit të organizuar, shtet i mafisë, ku nuk ka guxim dhe nuk vepron sistemi i drejtësisë së pavarur. Politika e inkriminuar është mbi ligjin dhe e bën ligjin për interesat e veta. Ne vetëm mund të paramendojmë se sa e sa raste gjer më tani janë mbyllur e mbyllen nga Policia e Prokuroria, siç është rasti i vëllait të Hashim Thaçit, ai i djemve të Adem Grabovcit e shumë raste të tjera! Këtu mund të ndërlidhet tani edhe ky rasti i fundit”, vijoi më tej Aliu. “Është kapur nga lidhjet kriminale edhe të bërit biznes ndaj, i tërë tregu i sigurimeve është i kontrolluar nga nëntoka kriminale dhe çdo gjë është nën kontrollin formal të BQK-së. Opinioni publik e diqë në mes BQK-së dhe këtyre kompanive qëndron Byroja e Sigurimeve, ku në këtë institucion, që prej fillimit të themelimit punon edhe Gani Thaçi, vëllai i madh i presidentit Hashim Thaçi, por edhe Rrahim Pacolli, si përfaqësues i familjes Pacolli. Ky është një monopol i pastër i bashkëkontrolluar mes Thaçëve e Pacollëve…”, theksoi Aliu për “Kosova Sot”.

Qytetarët duan të çlirohen nga mafio-politika Qytetarët e anketuar nga gazeta theksojnë se derisa shtetin po e kontrollon klani “PRONTO”, mund të ketë me qindra raste të tjera që mbyllen nga Policia dhe Prokuroria, si rasti i vëllait të Hashim Thaçit, Gani Thaçi, e djemve të Adem Grabovcit, por edhe shumë pushtetarëve të tjerë, sepse janë lidhjet politike e institucionale që po i shfrytëzojnë pa asnjë kursim familjarët e pushtetarëve për të mos u ndëshkuar nga ligji. Një gjykim të tillë ka qytetari Bedri Mustafa. “Pothuajse gjithmonë e kemi pasur këtë farë tradite që ai që ka qenë ose është në pushtet, e ka kontrolluar dhe e kontrollon edhe drejtësinë dhe e bën ligjin, kryesisht për interesat e veta. Si e thotë populli ynë, ai që është nën dardha han dardha gjithmonë”, u shpreh ai.

Kushdo që vjen e ulet në pushtet nga këto parti politike, njësoj ka për të vepruar, sepse të gjitha këto parti politike nuk janë duke menduar për asgjë tjetër veç si ta kapin pushtetin, shtetin e ligjin, secila për veten e tyre”, theksoi Mustafa për “Kosova Sot”. Qytetari Ramadan Gashi po ashtu i tha gazetës se këta njerëz të kësaj kaste politike e kanë uzurpuar edhe sistemin e drejtësisë. “Këtu qëndron krejt puna, këta i kanë kapur të gjitha institucionet, prandaj drejtësia dhe ligji nuk po funksionojnë. Këta i kanë të gjitha në dorë dhe ia bëjnë si të duan për të përfituar për veten e tyre dhe për ta mbrojtur veten e tyre. Këta, pra, kanë të njohshëm në secilin institucion, edhe në drejtësi, sepse në drejtësi, në Polici gjykata e Prokurori i kanë emëruar njerëzit e klaneve të tyre”, vlerësoi Gashi për “Kosova Sot”. Sipas tij, për qytetarët e thjeshtë e të pafuqishëm vepron ligji edhe për shkeljen më të vogël, kurse për këta që e shembin edhe shtetin nuk vepron dhe nuk i sheh askush.

BADALLAJ: GANIUT, VËLLAIT TË HASHIM ZEZËS, IU GJETËN NËN SHTRAT, SIPAS UNMIK-UT, ARMË DHE DIKU RRETH 250.000 DOLLARË…

Analisti politik Reshat Badallaj thotë se tashmë hapur populli e ka kuptuar se Kosova ka rënë në dorën e krimit të kriminelëve të nëntokës kriminale. “Kjo bandë e pamëshirshme aq thelle ka hyrë brenda që jo vetëm e drejton shtetin për interesa të veta kriminale, por frika me arsye e popullatës është që ky rrjet më i rrezikshëm në Ballkan e kanë kapur edhe sistemin e drejtësisë ashtu-ashtu të kalbur. Ky rrjet i rrezikshëm kriminal shtetëror i mbushur me banditë, gangsterë,mafiozë, njerëz të paditur,hajna, vagabondë të drejtuar nga grupet e klaneve kriminale, nuk njohin as shtet,as ligje dhe as Kushtetutë. Për të vërtetuar këtë që po e them, po e shtrojmë një pyetje publike, të thjeshtë, por shumë logjike:ç´bëri Prokuroria, Policia deri më tani që 20 vjet? Kë e burgosi nga këto grupe kriminale që edhe qytetari i thjesht po i njeh hajnat që këta para lufte nuk kanë pasur bukë për të ngrënë dhe u bënë supermilionerë dhe të mos flasim për pasuri, natyrisht me hajni dhe kanë uzurpuar jo vetëm në qytetet e Kosovës, por tërë Kosovën, përpos industrive dhe disa sektorëve të tjerë kanë uzurpuar edhe bjeshkët e Kosovës… Pra, ku është sistemi i ndotur gjyqësor dhe në cilën anë është, të popullatës, të ligjit, apo të krimit të organizuar!? Po e marrim si shembull gangsterin e Brojës, Gani mangupin, vëllain e Hashim ZEZËS, u gjetën armë,nën shtrat,u gjetën qindra mijëra euro, që sipas UNMIK-ut diku rreth 250.000 dollarë…Huliganët e kapos së klanit famëzi, antishtetëror dhe antikombëtar ‘PRONTO’, të pejanit Adem Grabovci, a e sulmuan policinë në uniformë, bile dy banditët i thanë se a e dini ju se ne të kujt djem jemi? Ç´ndodhi me ta… asgjë!”,tha Badallaj për “Kosova Sot”.

MEHMETI:FAMILJARËT E NJERËZVE TË PDK-SË JANË ATA QË KONTROLLOJNË ÇDO GJË QË HYN DHE DEL NË KËTË VEND,DUKE FILLUAR NGA DOGANAT, NDËRTIMI,NAFTA,TREGTIA E KAZINOVE DHE PROSTITUCIONIT

Sipas analistit politik Faton Mehmeti, një gjendje e tillë flet më së miri dhe e dëshmon se shtetin e brishtë të Kosovës dhe këto institucione, i ka kapur si rob lufte klani- familja “PRONTO”.”Kosova është e kapur nga familja ‘Pronto’ me PDK-në në ballë të së keqes së vendit. Familjarët e njerëzve të PDK-së janë ata që kontrollojnë çdo gjë që hyn dhe del në këtë vend, duke filluar nga doganat, ndërtimi, nafta, tregtia e kazinove dhe prostitucionit. Duke vazhduar edhe në Byronë e Sigurimeve, dhe në të gjitha aspektet e jetës në vend. Me drejtësinë e kapur s’kanë si mos të trimërohen këta mafiozë, të cilët nuk dinë gjuhë të komunikimit, përveç gjuhës së forcës dhe dhunës. Edhe djemtë e Adem Grabovcit, sikur vëllai i Thaçit, janë banditë që edhe i rrahin policët dhe askush nuk guxon as t’i fusë në burg. Se shteti është i kapur këtë e dinë të gjithë, dhe s’ka arsye që askush të dyshojë në këtë gjë, por mbetet vetëm për t’u parë se deri kur do të vazhdojë që kjo bandë në pushtet të kontrollojë shtetin, dhe t”i rrahë me forcë ata që nuk iu binden. Këta banditë edhe të vrasin, dhe të qajnë, e kjo është mjaft e rrezikshme dhe aspak premtuese për vendin. Në anën tjetër, Hashim Thaçi, për të shpëtuar veten nga përndjekja e Gjykatës Specialë, po bën çdo gjë, edhe duke i dhuruar Serbisë territor, ashtu siç bëri me Malin e Zi”, tha Mehmeti për “Kosova Sot”. Ai ka rikujtuar se ndryshimi i kufijve është projekt serb me mbështetjen e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, të cilët po punojnë kundër interesave të atdheut.

(Kosova Sot

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.