GRANDEMALL

Owada: Ajo që është arritur në Kosovë është triumf njerëzor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

I nderuari me titullin, “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës, ish-kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në kohën kur kjo gjykatë lëshoi opinionin se pavarësia e Kosovës, e shpallur në vitin 2008, nuk i ka shkelur ligjet ndërkombëtare, Hisashi Owada, ka thënë se ajo që është arritur në Kosovë është triumf njerëzor, e jo fitore ndërmjet kombeve.

Juristi i njohur globalisht i së drejtës ndërkombëtare, tash me titullin më të lartë të nderit nga UP-ja ka mbajtur ligjëratë me temën “Përse Luftë – një Reflektim mbi Rendin Publik të Komunitetit Ndërkombëtar”.

“Profesor Hisashi Owada e konsideroi dëshirën për pushtet, të vendosur thellë në mendjen njerëzore, si njërën nga forcat që pengojnë përpjekjet për paqe. Profesori i nderuar duke kujtuar dialogun e viteve ’30 mes fizikanit Albert Einstein dhe psikoanalistit Zigmund Freud për problemet më të theksuara të njerëzimit, konstatoi se gjërat edhe sot nuk kanë ndryshuar aq shumë që nga ajo kohë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Universiteti i Prishtinës.

UBT

Kjo ligjëratë, sipas UP-së nga profesori Owada u përmbyllë me konkludimin se nuk është pesimist, meqenëse njerëzimi gjatë historisë ka arritur rezultate dhe ka mësuar nga gabimet.

Owada ka falënderuar Universitetin e Prishtinës për nderimin që iu bë dhe të gjithë personat që ndihmuan një proces të tillë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.