Eko Higjiena

Për zgjedhje me zgjidhje!

/ 3 minuta lexim

Nga Kosovare Haziri – Kosova ka histori jo edhe tё mirё nё raport mё gjitha proceset zgjedhore. Pothuajse gjitha proceset zgjedhore janë përcjellur me parregullsi dhe manipulime tё shumta. Zgjedhjet përpos që janë manipuluar nё masë tё madhe, ato janë pretenduar gjithnjë e mё shumë tё jenё nё favorë tё subjekteve mё tё fuqishme nё vend. Mos tё harrojmë se zgjedhjet pёrbёjnё shtyllën e demokracisë, pa tё cilën ajo nё asnjë moment nuk do tё kishte funksionim tё mirëfilltë.

Për gjatё gjithë kësaj kohe, qytetarët as edhe njëherë nё këto procese zgjedhore nuk kanë arritё tё shprehin subjektivitetin e tyre tё lirshëm. Dhe duke u përcjellur ky proces me këto parregullsi si dhe shtrembërim tё shprehjes publik, ne kemi arritur edhe tё krijojmë këso qeverisje, e cila qeverisje tёrё organizimin e saj e ka të fokusuar vetëm nё interesin e saj material. Pra kur janë zgjedhjet e manipuluara atёherё edhe qeverisje rezulton nё atё kuptim.

Mirëpo zgjedhjet nacionale tё cilat janë përcaktuar tё mbahen nё qershor tё këtij viti 2017, urojmë tё mos jenё praktikё e viteve tё kaluara, nё mënyrë që tё mos përsëriten skenat e njëjta, ashtu edhe krizat tё cilat edhe shkaktuan kriza tё papërmbajtshme. Qytetarët karshi këtij procesi mjaft vendimtar dhe përcaktues për prodhimin e një qeverisje duhet tё jenё mё vigjilent, dhe mё tё vetëdijshëm nё mënyrë që e ardhmja e tyre tё mos jetë prap mundësi për emigrim.

Uji Dea

Qytetarët për këto zgjedhje duhet ta votojnë subjektin i cili mund dhe dinё, si dhe ka fuqinë për tё realizuar një qeverisje për qytetarët e Kosovës. Prodhimi i qeverisjes mё qytetare, mё tё përputhshme me nevojën e pёrgjthshme vie kur qytetarët marrin si argument dominimin e realitetit praktik ose fizik. Sot pёrshkak tё kësaj qeverisje tё korruptuar, si dhe pёrshkak tё manipulimit tё zgjedhjeve si lokale ashtu edhe nacionale, kishim qeverisje vetëm për disa jo edhe për tё gjithë.

Krejt çka i mbetet trupit publik, ёshtё ndëshkimi i subjekteve politike tё cilat mbajnë faturën kryesore për degjenerimin e vendit, mbajnë pёrgjegjёsinё për humbjen e kahjes zhvillimore tё vendit tonë. Dhe kur kemi kёtё pasqyrë negative dhe e cila ёshtё rezultat i gjitha qeverisjeve tё pasluftës, atёherё ёshtё mёse e qartë se kush duhet tё ndëshkohet dhe kush duhet tё përafrohet. Zgjedhjet janë mundësia fondamentale për ndëshkimin e qeverisjes aktuale si dhe përafrimin e mendësisë mё qytetarë dhe mё zhvillimore. Kjo ёshtё rruga dhe mënyra për krijimin e mundësisë për një qeverisje tё drejt dhe tё mundshme, pra tё bёjmё qershorin vit tё ndryshimit dhe reflektimit tё pёrgjthshёm.