UBT

Për trafikim me njerëz arrestohen tre shqiptarë e një rom në Gjilan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se në rrugën Ramiz Cernica në Gjilan ka arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj shqiptar dhe një mashkull i komunitetit rom pasi që të njëjtit ishin të përfshirë në marrjen e të hollave me qëllim të dërgimit të qytetarëve jashtë shtetit.

Burimet tona nga Prokuroria Themelore në Gjilan thanë se të arrestuarit janë Armend Berisha nga Klina, Shaip Gashi nga Kopiliqi i Poshtëm, Pajtim Haziraj nga Llausha dhe Arsim Haziraj nga Skënderaj.

Mobi Casa

Të gjithë të ndaluarit dyshohen për veprën penale “kontrabandimi me migrantët” .

Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/