Mobi Casa

Për të kthyerit serb e rom do të ndërtohen 20 shtëpi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në bazë të Vendimit të aprovuar në Kuvendin komunal janë ndarë troje për ndërtimin e objekteve banesore për komunitetin Rom në fshatin Berivojcë. Të zhvendosurve të komunës sonë të cilët momentalisht gjenden në Maqedoni dhe Serbi iu është lejuar ndërtimi i 20 shtëpive të cilat do të financohen prej Ministrisë për Komunitete dhe Kthim ka thënë Dejan Bllagojeviq.

Në takimin e fundit të komitetit për komunitete në Kamenicë është folur për aktivitetet dhe sfidat e saj derisa për raportin e punës të zyrës komunale për komunitete dhe kthim foli shefi i kësaj zyre Dejan Bllagojeviq.

Ai informoi anëtarët për punën e kësaj zyre për vitin 2012, duke shtuar se Zyra komunale për Komunitete dhe Kthim në bazë të gjitha akteve Ligjore përkujdeset për interesin e komuniteteve joshqiptare në komunat ku përbëjnë numër të konsideruar të banorëve. Ne në këtë vit kemi marrë pjesë në të gjitha grupet punuese për komunitete dhe kthim, në mbledhjet për siguri në komunitet, kemi mbajtur takime me zyrat simotra të komunave tjera dhe shumë aktivitete tjera që kanë të bëjnë me komunitete dhe kthim. Kemi vazhduar bashkëpunimin e mirë me IOM-in dhe tani po dorëzojmë projekte për rrethin e dytë për nismën e bizneseve të vogla. Në bazë të Vendimit të aprovuar në Kuvendin komunal janë ndarë troje për ndërtimin e objekteve banesore për komunitetin Rom në fshatin Berivojcë. Të zhvendosurve të komunës sonë të cilët momentalisht gjenden në Maqedoni dhe Serbi iu është lejuar ndërtimi i 20 shtëpive të cilat do të financohen prej Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

GRANDEMALL

Në bashkëpunim me UNHCR-në është hartuar lista e personave për të vizitat e të zhvendosurve në Maqedoni dhe Serbi, kemi patur edhe shumë aktivitete tjera ka thënë Bllagojeviq.

Anëtarët e Komitetit për Komunitete e përkrahën raportin e punës të Zyrës komunale për Komunitete dhe kërkuan që shefi i zyrës të jetë sa më aktiv në mbledhjet e ardhshme dhe të prezantojë në ato.

Në pikën të ndryshme është folur dhe debatuar për sigurinë e nxënësve nëpër shkolla. Kryesuesi i komitetit për Komunitete dhe Kthim Zhivojin Milkoviq njoftoi anëtarët e Komitetit që para shtatë ditësh ka ardhur deri te një incident, kur një grup më i madh e nxënësve shqiptarë i kanë dalë në prit pesë nxënësve serb duke u kthyer prej shkolle, dhe njërin prej tyre e kishin nxënë dhe rrahur. Për këtë arsye kemi kërkuar që në oborret e shkollave prezenca e policëve të jetë më e madhe dhe në të ardhmen mos të ndodhin incidente të tilla./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.