Fundamenti

Për të 27-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit, Vetëvendosje e zbaton skenarin e njëjtë, sot i pati veç 50 vota

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Edhe sot ka dështuar për të 27-ën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari hodhi në votim Komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë që do të zgjidhte kryeparlamentarin, i cili dështoi të formohet për të 19-ën herë.

Nga 99 deputetë sa ishin prezentë, 50 ishin pro, kundër dhe abstenim s’kishte.

FIDANISHTJA

Nga 1 maji, Dehari e hedh në votim këtë Komision pasi paraprakisht për disa herë radhazi kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, dështoi të marrë votat e nevojshme.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Para Kuvendit të Kosovës sot u mblodhën një numër i vogël i qytetarëve që kërkuan përgjegjësi nga deputetët e zgjedhur për bllokadën e krijuar./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.