KD-gjilan

Për tarifat e energjisë vendos ZRRE, jo Beqaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deklarata e ministrit të Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Besim Beqaj se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike mund të jetë e hershme, pasi është Bordi i ZRRE-së që vendos për tarifat e energjisë elektrike. Janë shumë faktorë që ndikojnë në ndërtimin e tarifës së energjisë elektrike.

Në raportin konsultativ të ZRRE-së është thënë se një nga faktorët që mund të ndikojë në shtrenjtimin e energjisë për konsumatorët e amvisërisë është obligimi që ka marrë Kosova me nënshkrimin e traktatit të energjisë për eliminimin e ndërsubvencioneve. Sipas ligjeve të miratuara, Kosova duhet t’i eliminojë ndërsubvecionet në mes të kategorive të ndryshme të konsumatorëve deri në fund të vitit 2014.

KD-gjilan

Deri më tani në Kosovë bizneset kanë paguar çmim më të lartë të energjisë, krahasuar me konsumatorët e amvisërisë. Në rast se bëhet eliminimi i ndërsubvencioneve atëherë çmimi për konsumatorët e energjisë do të shtrenjtohet, ndërsa do të lirohet çmimi për konsumatorët e mëdhenj apo bizneset shkruan, Koha Ditore.

Me eliminimin e ndërsubvecioneve nuk rriten të hyrat e KEK-ut, por vetëm bëhet bartja e të hyrave nga bizneset tek amvisëria. Pra, edhe nëse të hyrat maksimale të lejuara të KEK-ut dhe KOSTT-it nuk rriten, nëse ZRRE-ja vendos që nga ky vit të nisë eliminimi i ndërsubvencioneve, prapë do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për amvisëritë. /Telegrafi/