Uji Dea

Për shtatë muaj, ATK-ja mblodhi 62 milionë më shumë se vitin e kaluar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, të hyrat tatimore kanë kapur vlerën e 577.3 milionë eurove.

Sipas ATK-së, këto shifra tregojnë rritje të performancës në mbledhjen e të hyrave tatimore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të cilën thanë se rritja është 62.4 milionë euro më shumë.

“Janë realizuar një sërë reformash strukturore dhe administrative, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave. Digjitalizimi ose automatizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetarëve, përveç që ka ndikuar në rritjen e deklarimit vullnetar, kjo ka ndihmuar edhe në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në mbledhjen e tatimeve”.

Uji Dea

“Prioritet i aktiviteteve të autoritetit tatimor mbetet luftimi dhe parandalimi i ekonomisë jo-formale, për të cilën kemi intensifikuar përpjekjet për të luftuar evazionin fiskal përmes kontrolleve më të rrepta. Këto masa kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave nga tatimet dhe në krijimin e një klime më të drejtë konkurruese”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.

Më tej, ATK-ja tha se të hyrat tatimore kanë kapërcyer nivelin e planifikuar, duke siguruar sipas tyre, burime të rëndësishme financiare për realizimin e projekteve publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.