Fundamenti

Për shkelje të shumta ligjore një profesor i filozofisë – sociologjisë kërkon të anulohet testi me shkrim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Unë B.S, profesor i lendes se Filozofisë dhe Sociologjisë kërkoj nga ju që rezultati i testit me shkrim, sipas konkursit të shpallur me Nr. Protokollit 115471 të datës 30.09.2022 dhe të mbajtur me datën 01.12.2022, kërkoj të anulohet në tërësi, për shkak të shkeljeve ligjore sepse testi ka qenë i njëjtë për të gjitha grupet, të cilët i janë nënshtruar testit me shkrim të 4 grupe në kohë të ndryshme ( duke filluar në orën 09:00, në ora 11:00 në ora 13:00 dhe grupi i fundit në ora 15:00), dhe testi nuk ka qenë konform ligjit, pasi që formulimi i testit ka qenë i përpiluar gabimisht dhe jo i qartë, jashtë standardit profesional për detyrat që kemi me i marr. Dhe sê fundmi është shkel ligji për publikimet që duhet të jetë brenda 15 ditëve.

Profesori ka thënë tutje se ku ka pasur pyetje deri në 3 përgjigje të sakta dhe të cilat nuk kanë qenë të ndara nga pyetjet me një përgjigje të saktë dhe këtu kamë hamendesu dhe dyshuar se cilat janë ato pyetje.

Me këtë rast konsideroj se testi ka qenë tendencioz dhe i përpiluar për grupe të caktuara (për të cilat hamendesohej se i kanë pasur përgjigjet e pyetjeve paraprakisht), që të njëjtit ta kalojmë testin dhe konsideroj se testi është shpërndarë për persona të caktuar, ( nga grupi në grup apo nga grupi i parë, dytë, tretë dhe në të katërtin)

KKVITI

P.S Në testin e mbajtur në shtator i kam arrit 84 pik me shkrim, sepse testi ka qen i standardizuar dhe profesionalisht mirë i përpiluar dhe nuk kanë pyet pos për kurikul, por edhe për profesion dhe të përgjithshme!

Me këtë rast konsideroj se janë shkelur ligjet:

  1. Udhëzimi Administrativ MPMS Nr. 07/2017, neni 10 pika 1. Neni 8, pika 1.1
  2. Ligji për zyrtaret publik, neni 67, pika 2. neni 68, pika 3.2 dhe 5