Uji Dea

Për Qeveri të fortë përballë Serbisë!

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Burim Ramadani – Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë mjaftueshëm e fuqishme për të pozicionuar Kosovën më fortë dhe më vendosmërisht në rajon. Fokusi këtu sigurisht në që bie në pozicionin më të fortë të Kosovës ndaj Serbisë.

Qeveria e ardhshme duhet të ndërtojë pozicion të fortë të Kosovës në rajon. Duhet të ndërtojë stabilitet institucional e politik përbrenda vendit. Duhet të ndërtojë konsensus nacional për çështje të mëdha. Duhet të përballojë me sukses sfidat e radhës. Duhet të vendos parime dhe standarde elementare të qeverisjes së mirë. Duhet të vendosë dinamikë të re dhe të fuqishme vendimmarrëse.

Sigurisht se pozicionimi i fortë i Kosovës në rajon bëhet edhe përmes zhvillimit të brendshëm të shtetit, ekonomisë dhe perspektivës së qytetarëve. Prandaj, fuqia vendimmarrëse dhe reformuese është element i rëndësishëm i qeverisë së re.

Sfidat e Qeverisë së ardhshme, sidoqoftë, në vazhdimësi do të ndërlidhen me sigurinë nacionale. Për fatin apo fatkeqësinë tonë, koha në të cilën ka hyrë globi po ndikon në ritheksimin e ndarjeve në rajonin Ballkanik, po ashtu. Në këtë kontekst, roli i Serbisë duket qartë se do të jetë maksimalisht dekonstruktiv në vitet në vazhdim.

Prandaj, Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë mjaftueshëm e fuqishme për t’i dalë përballë një tendence të këtillë të Serbisë, e cila në dimensione të gjëra i është kthyer veprimeve të logjikave të Millosheviqit.

Prandaj, Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë mjaftueshëm e fuqishme për të pozicionuar Kosovën më fortë dhe më vendosmërisht në rajon. Fokusi këtu sigurisht në që bie në pozicionin më të fortë të Kosovës ndaj Serbisë.

Sepse, problemet me logjikën e Serbisë do të jenë më të mëdha gjatë viteve të ardhshme nëse Kosova nuk do të arrijë të ndërtojë një Qeveri që i del përballë.

ARKATANA

Dhe, përballja me Serbinë ka dimensione të ndryshme, që nga pozicionimi i lidershipit e deri tek zhvillimi i seclit sektor dhe secilës fushë qeverisëse dhe të jetesës në Kosovë.

Janë shumë punë që Qeveria e ardhshme duhet të ndërmerrë, në mënyrë që Kosova të ketë situatë krejtësisht tjetër nga e tashmja. Pra, nuk do ta ketë të lehtë kushdo që qeverisë. Por, jam i sigurt se nuk e ka të pamundshme stabilizimin, forcimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Sigurisht se pothuajse e tëra varet nga udhëheqja e Qeverisë.

Elita politike, besoj unë, duhet të ketë mësuar deri më tash nga rrethanat e ndryshme që kanë ndikuar në qeverisje. Dorën në zemër, rrethanat e tilla janë ndikuar në mënyrë direkte nga aspektet personale, duke përfshirë këtu edhe njëlloj arrogance të pashembulltë të treguar, sidomos gjatë këtyre dy viteve të fundit. Në fakt, pikërisht kjo arrogancë ka poshtëruar tërë Kosovën, duke pamundësuar në thelb arritjen e çfarëdo pike të përbashkët politike ndër-partiake.

Thë në mënyrë të përmbledhur, tashmë besoj se janë marrë mësimet e duhura prej gabimeve të viteve të fundit. Askush nuk duhet të nënvlerësohet. Askush nuk duhet të demonizohet. Askush nuk duhet të ‘diciplinohet’.

Përkundrazi. Qasja duhet të jetë përbashkuese deri në nivelin e ndërtimit të pikave të përbashkëta nacionale. Duhet të jetë vlerësuese deri në nivelin e legjitimitetit të marrë nga qytetarët. Duhet të jetë bashkëpunuese deri në nivelin e përfshirjes së të gjithëve në proceset nacionale.

Kjo besoj është e qartë për secilin që vendos racionalitetin nacional mbi qëllimet individuale apo grupore. Sigurisht se tendenca për të dëmtuar çfarëdolloj racionaliteti ka pasur dhe do të ketë në vazhdimësi. Por, udhëheqja e Qeverisë së ardhshme duhet të jetë pikërisht ajo që kupton në thelb rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të stabilitetit, qëndrueshmërisë dhe pozicionit më të mirë të Kosovës në rajon./express/