Fundamenti

Për planifikimet buxhetore debatohet edhe me drejtorët e shkollave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Me drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë, është mbajtur debati i radhës për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2017-2019, që është mbajtur sot në sallën e Kuvendit komunal në Viti. 

Sikur edhe në takimet me banorët e fshatrave por edhe kategoritë e tjera të shoqërisë që janë mbajtur deri më tani, për rëndësinë e dëgjimeve publike, por edhe me procedurat e buxhetit prej hartimit e deri në miratim, i njoftoi zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, kurse për ndarjen dhe procedurat e tjera të inkorporimit të kërkesave në draft buxhet që dalin nga debatet e realizuara, foli drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, i cili edhe i njoftoi me buxhetit e tërësishëm dhe ndarjen nëpër kode.

Drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë, kanë paraqitur një varg kërkesash që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në përgjithësi.

Ndër kërkesat që u parashtruan, ishin ato për krijim të kabineteve dhe pajisjes së tyre me mjete të nevojshme për kryerje të praktikës, rregullimi i rrethojave të shkollave, shtimi i buxhetit për shkollat, fushave sportive, etj.

ARKATANA

Në këtë debat, drejtori i Arsimit në Viti Qahil Sinani, ka njoftuar me punët që janë kryer gjatë këtij pushimi veror, në përmirësimin e infrastrukturës shkollore nëpër gjitha lokalitetet.

Ai ka theksuar se asnjë shkollë nuk është në gjendje të keqe, pasi që është intervenuar gjithkund ku është parë e nevojshme të bëhen renovime./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.