FIDANISHTJA

Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duhanit në ambiente të mbyllura

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontroll të Duhanit në të gjithë Kosovën.

Lidhur me këtë, në pesë mujorin e parë të vitit 2024, janë zhvilluar mbi katër mijë inspektime me qëllim të ndalimit të konsumit të duhanit në ambiente të mbyllura, dhe si rrjedhojë janë shqiptuar 1 mijë e 724 gjoba për subjekte të ndryshme që kanë bërë shkelje të këtij ligji.

GRANDEMALL

“Qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë shifrat në vetvete, por rezultatet nga aksionet e vazhdueshme, të cilat do të vazhdojnë deri kur duhani në hapësira të mbyllura të mos jetë më dukuri normale në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në këtë drejtim, përveç njoftimeve rreth inspektimeve dhe gjobave, është punuar edhe në plotësim-ndryshimin e Ligjit të ri për Kontroll të Duhanit, përmes të cilit do të ju bëhet zgjidhje edhe disa dilemave të evidentuara, të cilat në një formë ose tjetër ishin pengesë në respektimin e plotë të ligjit. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.