GRANDEMALL

Për një muaj, 598 persona të arrestuar për vepra penale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Me qëllim të parandalimit të krimit, ngritjes së sigurisë së përgjithshme në Kosovë, si dhe ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës ka hartuar me kohë edhe planin e veçantë për “sezonin veror”, i cili është në implementim e sipër, e që kryesisht përfshin ngritjen e masave shtesë me prezencë të njësiteve policore në të gjitha rajonet, duke përfshirë prezencën e shtuar në komunikacionin rrugor dhe vend kalimet kufitare më të frekuentuara.

Në njoftimin e PK-së për rezultatet e arritura në muajin korrik të këtij viti, thuhet se janë arrestuar gjithsej 598 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Nga këta, me autorizim të prokurorëve përkatës 344 prej tyre janë dërguar në qendrat e mbajtjes për vuajtje të dënimit.

ARKATANA

Ndërkaq sa i përket aktiviteteve në implementimin e detyrave në fushën e sigurisë së komunikacionit rrugor, njësitet policore gjatë muajit korrik kanë shqiptuar 28 890 gjoba për kundërvajtësit të cilët nuk kanë respektuar ligjin mbi komunikacionin rrugor.

Policia e Kosovës në këtë komunikatë ka dhënë edhe disa shifra të tjera për muajin korrik. Sipas kësaj statistike, gjatë korrikut në vendin tonë në aksidente komunikacioni kanë humbur jetën 10 persona, kurse janë lënduar 469 të tjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.