RCCOLA

Për një ligj zgjedhor të zbatueshëm dhe efikas

/ 3 minuta lexim

Shkruan : Fehmi Ajvazi- Çdo reformë zgjedhore, ka për bazë fuqizimin e sistemit elektoral, nevojën e thjeshtësimit të procesit elektoral, dhe po ashtu, ndërtimin e shkallës së besueshmërisë elektorale.

Zgjedhjet, janë standardi bazë-substancial i zhvillimit të demokracisë, qeverisjes, e shtetit modern. Zgjedhjet për çdo shoqëri, përfaqësojnë evenimentin e organizuar të vullnetit të votës së lirë, të shoqërisë së lirë. Ndryshe, s’mund të kuptohet demokracia, dhe as shteti i së drejtës.

Republika e Kosovës, është shtet i ri. Është shtet i ri prandaj, edhe në ndërtimin e normave, të kodeve, të parimeve e ligjeve etj. Ligji për zgjedhjet, është po kjo shtyllë. Reforma aktuale zgjedhore, e shtynë vendin hap pas hapi në gjetjen e një modusi real politik dhe juridik për ndërtimin e një ligji zgjedhor jo vetëm të zbatueshëm, por edhe efikas. Se, asnjë reformë sado e thjeshtë, nuk është pa sfida. Kjo, duhet kuptuar qartë, drejtë.

Hapi i parë që konsiderohet si i domosdoshëm, kushtimisht i lidhur me procesin zgjedhor, për mendimin tim është të përqendruarit në hartimin e një legjislacioni zgjedhor sa më autentik me hapësirat dhe ambientin tonë. Kurse hapi i dytë, është hulumtimi i modeleve të përshtatshme dhe të zbatueshme të legjislacionit rajonal dhe evropian, si krahasim normal për një legjislacion koherent e demokratik.

Padyshim duke mos harruar se, cilin sistem politik e zbatojmë…! Të tjerat evenimente tashmë i njohim, bazuar në përvojat dhe praktikat e deritashme të organizimit dhe të zhvillimit tonë të përgjithshëm.

Hidromorava

Komisioni për Reformën, mbase i ka përpara këto objektiva, bazuar në mandatin e dhënë dhe në punën e deritashme të bërë. Kurse akterët kryesor të reformës, i detyrohen përgjegjësisë morale dhe ligjore për arritjen e një modusi për t’u pajtuar për një ligj zgjedhor praktik, dhe në përputhje me interesat e vendit.

Natyrshëm, “moduesi” vjen paraprakisht, nga pajtueshmëria normale-politike e akterëve kryesor. Hapat e ngutshëm, mënyrat për një ligj-lëgurë (konfuz) për zgjedhjet, yshtjet që t’bëhet kjo punë sa për t’u bërë, nuk e prodhojnë qysh duhet “lënden” e domosdoshme për të pasë në fund të mandatit, produktin e dëshiruar: një ligj zgjedhor të mirë.

Nuk është se, mund ta ndërtojmë një sistem zgjedhor perfekt-ideal. Asnjë shoqëri dhe asnjë shtet, s’ka mundur deri më sot dhe s’do të mundet as në të ardhmen, ta bëjë një gjë të këtillë. Por mendoj që, përtej çdo rrethane aktuale, e rëndësishme është që të kemi një ligj lehtësisht të zbatueshëm për votuesit, dhe që u reziston sfidave.

Po ashtu, është shumë e rëndësishme që ta kemi një ligj zgjedhor që është indikator pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore dhe politike, kompatibil me ambientin tonë të organizuar demokratik-institucional./rajonipress/(autori është zëdhënës i KQZ-së)