Mobi Casa

Për një javë 19 persona të arrestuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prej 27 qershorit deri më 2 korrik, brenda gjashtë ditëve, në rajonin e Gjilanit policia ka lëshuar 612 tiketa trafiku, ka arrestuar 19 persona, ka regjistruar 48 incidente, 15 aksidente trafiku me lëndime dhe 27 pa lëndime por me dëme materiale tha Ismet Hashani.

Në një konferencë për media Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se nga të gjitha rastet është veçuar bastisja e një serbi tek i cili janë gjetur radiolidhje,edhe armë në shtëpi.

Policia kishte ndaluar në Prishtinë, gjatë manifestimit të “Vidovdanit”, serbin M. Slavisha të lindur më 1986 dhe atij i ishin gjetur dy radio-lidhje. Me urdhrin e prokurorit të qarkut në Prishtinë ai ishte intervistuar dhe i ishte bastisur shtëpia në fshatin Koretishtë të Novobërdës.

Sipas policisë, atje ishin gjetur e konfiskuar një pushkë M-48, një revole CZ kal. 9.mm, një revole Valter kal. 7,65.mm, municion gjahu 51.kom. kal.12.mm, dy radiolidhje me antena, mikrofona dhe kabllo shpërndarëse, dy motorola dore me karikues.

ARKATANA

“Në lidhje me incidentin kundër të dyshimtëve do të ngritet padi penale pranë prokurorisë së Qarkut në Prishtinë në procedurë të rregullt”, ka thënë Hashani.

Një rast tjetër që ka veçuar Hashani është thyerja e shishes së birrës në një kafene e cila ka nxitur edhe kacafytjen.

Më 28 qershor, afër “Feriz Petrollit” në Gjilan, një person kishte filluar të thyejë shishet e birrës për dysheme. Atëherë kishte filluar kacafytja mes tij dhe një punëtori të sigurimit i cili e godet viktimën me thikë duke i shkaktuar plagë në hematomë.

“Ai është ndalur në repartin e kirurgjisë për shërim të mëtejmë. Ndaj të dyshuarve L. Uruqi i lindur 1992, S. Emërllahu i lindur 1974,F. Osmani i lindur 1969 dhe M. Murati i lindur 1972 është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh Rasti i kompletuar i dedikohet NJHR-së”, tha Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: