UBT

Për një avancim të barazisë gjinore edhe në familjet rurale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Unë ndihem krenar që grat e komunës tonë po kanë mundësinë të jenë të kyçura në aktivitete të tilla dhe përkrahja ime nuk do të mungojë asnjëherë në të mirë të qytetarëve tanë tha Bajrush Ymeri.

Kryetari i Komunës se Artanes Bajrush Ymeri priti në takim Vjollca Zeqirin dhe Lulzim Sejdiun nga Fondacioni për Edukim dhe Zhvillim (FEZH), ndërsa në këtë takim ishte e pranishme dhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi rreth përfundimit të projektit mbi përmirësimin e çështjes gjinore në familjet rurale përmes procedimit dhe promovimit të produkteve të malit (çarja, herba, pemë dhe perime) të përpunuara nga shtëpia dhe koordinimi i aktiviteteve të ardhshme në kuadër të këtij projekti.

Uji Dea

Vjollca Zeqiri Koordinatore e projektit të FEZH-it informoi të pranishmit se si ka ecur rrjedhshmëria e këtij projektit . Ajo tha se ka pasur një përkrahje të madhe nga udhëheqja komunale dhe nga kryesuesja e kuvendit dhe nga grat e kësaj ane për të arritur deri tek akti final.

Ndërsa Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri ofroj mbështetjen e tije të përhershme në projekte të tilla që kanë të bëjnë me zhvillimin e gruas në biznes. “Unë ndihem krenar që grat e komunës tonë po kanë mundësinë të jenë të kyçura në aktivitete të tilla dhe përkrahja ime nuk do të mungojë asnjëherë në të mirë të qytetarëve tanë” tha Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.