Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, mbillen fidanë në shkollat e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe shoqatën SHFPP “Pyjet e Dardanës” nga Kamenica, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve kanë mbjellur disa fidanë në shkollat e Kamenicës.

Këta 200 fidanë janë dhënë donacion nga kryetari i SHFFP “Pyjet e Dardanës”, Hamit Pireva, dhe u janë shpërndarë disa shkollave.

Mobi Casa

Shkollat përfituese të këtyre fidanëve ishin: SHFMU “Rexhep Mala”-Topanicë, SHFMU “Xhavit Ahmeti” – Hodonoc, SHMLM “Sejdi Kryeziu”- Roganë, SHFMU “Sadri Misni”- Shipashnicë e Epërme, SHFMU “Hasan Prishtina”- Busavatë.

Komuna e Kamenicës është mirënjohëse dhe falënderon donatorin Hamit Pireva duke shpresuar edhe bashkëpunime tjera në të ardhmen./rajonipress/