Për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë – të mbahet një Konferencë e donatorëve
Nga Refik Hasani – Konferenca e donatorëve për Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë së pari të mbahet nga Tirana e Prishtina e pastaj edhe donatorë Ndërkombëtarë .Pse nga Tirana e Prishtina sepse kjo të bëhet nga zyrtarë si dy shtete amë, si dy qeveri amë si dy parlamente nacionale amë dhe të ndajnë mjete të caktuara çdo vjet dhe të formojnë një fond për ndihmë që do të kenë destinim drejtë kësaj Krahine që të vazhdojnë të mbetën në shtëpitë dhe tokat e tyre
Është momenti i fundit në këtë periudhë historike që duke u thirr një Konferencën e donatorëve në radhë të parë të biznesmenëve e afaristëve nga të gjitha hapësirat tona etnike shqiptare për të investuar në Medvegjë, Bujanoci dhe Preshevë veçmas në investime në ruajtjen e trashëgimisë kulturo-historike, në pajisjen me libra nëpër biblioteka të kësaj Krahine , në arsim , kulturë, shëndetësi.
Të mbulohen edhe shpenzime për aktivitete të ndryshme që kanë nevojë të zhvillohen.Të gjithë nxënësit që nga parashkollori e deri në shkollat e mesme të pajisen me libra falas nxënësit e këtyre tri Komunave.
Të gjitha shpenzimet e shkollimit për student t`i marrë përsipër Tirana edhe Prishtina zyrtare si dhe përgatitjen e kuadrove deficitare që të shkollohen e specializohen nëpër institucione e universitete nëpër hapësirat tona etnike.
Pastaj Konferenca e donatorëve të jetë nga afaristë dhe biznesmenë e të gjitha hapësirave tona etnike shqiptare duke vazhduar edhe grumbullim të mjeteve-donacioneve nga të gjitha afaristët vullnetarë të mirë nga i gjithë Globi.
Mjetet e grumbulluara nga këto donacione do të destinohen në investime në përmirësimin e jetës atje ndërtimin e një spitali-materniteti në një nga këto tri Komuna, në ndërtimin e shtëpive për të gjitha ata të dëbuar , zhvendosur dhe shpërngulur shqiptarë që dëshirojnë të kthehen , por paraprakisht t’ju krijohen disa kushte elementare për një jetë normale dhe të mos braktisin shtëpitë dhe vendlindjet për të kërkuar një jetë më të mirë.
Vetëm mbajtja e një Konferenca të donatorëve që do të grumbullohen mjete të destinuara për shqiptarët në Medvegjë , Bujanoci dhe Preshevë do të ndal zbrazjen e kësaj hapësire Shqiptare dhe të do kthen motivin që mbeten në tokat e të parëve.
Vetëm mbajtja e një Konferencë të donatorëve si dhe mbajtja e një qëndrim, platforme e strategji afatgjate më lehtë do të mbështetë shqiptarët që do të përballojnë sfidat për që përballen për çdo ditë nënë pushtetin e Beogradit që diskriminon në të gjitha sferat e punës dhe jetës .
Autori është , ish – Kuvendar Komunal i Gjilanit Komunal , publicist i pavarur


