Fundamenti

Për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, Abdixhiku: Kurti të kërkojë datën kur do të nënshkruhet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se në takimin me Albin Kurtin janë pajtuar se dialogu me Serbinë nuk është më prioritet i shtatë apo tetë por është prioritet i parë. Ai ka thënë se nuk duhet humbur kohë me tema teknike por fokusi duhet të jetë te marrëveshja përfundimtare.

Abdixhiku tha se i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare dhe Kurtit që të ketë një afat kohorë kur do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare dhe të caktohet agjenda.

“Deri tash nuk është kërkuar koha por i takon Kurtit që ta bëjë këtë”, tha ai.

Sipas tij, duhet të shfrytëzohet ky momentum në favor të Kosovës, pasi moszgjidhja e kësaj çështje i konvenon vetëm Rusisë.

Eco Higjiena

“Është e vërtet që më 14 shkurt ka ndërruar veç një jetë, ka ndërruar vetëm jeta e Kurtit, po i shijon xhipin, truprojet dhe rryma po i duket lirë”, tha ai.

Sipas tij, kjo arrogancë kërkon llogari dhe qytetarët do të reagojnë.

Ai në T7, ka thënë se VV në bazë të sondazheve është paria me rënien më të madhe.

Kurti është arrogant ndaj opozitës, bizneseve, mësimdhënësve e të gjithë atyre që nuk e kanë librezën.