Fidanishtja

Ardian Ismajli bën thirrje: Askush të mos hezitojë kur ftohet nga Shqipëria

Ardian Ismajli bën thirrje: Askush të mos hezitojë kur ftohet nga Shqipëria

Ardian Ismajli u shpreh se Kombëtarja është përgatitur shumë mirë për sfidën ndaj Finlandës dhe se objektivi është të ruajë vendin e parë në grup, duke theksuar se gjithçka varet nga vetë skuadra.

Mbrojtësi vlerësoi mbështetjen e tifozëve, foli për rëndësinë e shmangies së gabimeve dhe nënvizoi se lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur fitoren dhe për të bërë krenarë tifozët shqiptarë.

“Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë. E dimë rëndësinë. E kemi obligim për vendin e parë. Jemi ekip më kualitativ se të gjithë në grupin tonë, por duhet ta dëshmojmë në fushë”.

Fundamenti

“Ndeshjen e parë në Finlandë, besoj që hiq kartonin e kuq, kemi bërë ndeshjen ndoshta më të mirë në vitet e fundit. Episodet e bëjnë të veten dhe me atë episod, ndeshja iku si iku. E rëndësishme që jemi në vend të parë, gjithçka varet nga ne dhe shpresojmë që ta mbarojmë ashtu siç kemi filluar”.

“Ndeshja e parë me Finlandën? – Dy goditje standarde, dy gola, të dyja nga fazat e goditjeve të këndit. Besoj se nuk patëm fat në këtë ndeshje, sepse, me të vërtetë, zhvilluam një paraqitje shumë të mirë, edhe pse luajtëm me një lojtar më pak. Patëm dy raste, mund të them, për ta përmbysur ndeshjen, por megjithatë fati nuk ishte me ne”.

Ai gjithashtu beson se gabimet e bëra me San Marinon tashmë janë analizuar dhe nuk do të përsëriten.

“Gabimet ndodhin, futbolli pa gabime nuk ka, por shpresojmë të shmangim sa më shumë ato gabime të vogla që ndonjëherë na kushtojnë. Duhet të jemi më të qartë në veprimet tona”.

“Besoj se edhe trajneri, së bashku me stafin e tij, ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, sidomos pas katër ndeshjeve që zhvilluam një muaj më parë. Ata kanë analizuar gjithçka dhe kanë bërë atë që bën një trajner me stafin e tij. Na i kanë treguar këto gjëra përmes videove dhe gjatë stërvitjeve. Shpresojmë të zbatojmë atë që kërkon trajneri dhe kjo të na sjellë rezultat”.

Në fund, Ismajli bëri thirrje lojtarëve t’i bashkohen Shqipërisë për ta ngritur edhe më shumë nivelin.

“Është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe të veshësh fanellën e Kombëtares shqiptare. Sidomos kur luan për Shqipërinë, askush nuk duhet të hezitojë të vijë dhe të japë maksimumin për të përfaqësuar vendin e tij.

E kam thënë edhe më parë, nuk ka më ekipe të vogla në futbollin e sotëm. Edhe pse skuadrat që përmende janë në pozita të ulëta në renditje, secila Kombëtare luan futboll dhe duhet respektuar”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.