Fundamenti

Për marrëveshje të re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia e Ramush Haradinajt ka propozuar një pajtim të ri mes të gjitha partive për të çuar përpara reformën kushtetuese dhe zgjedhore. Udhëheqësi aktual i AAK’së, Blerim Shala ka thënë se s’ka rrugë tjetër pos një marrëveshjeje të re.

Por, LDK’ja e AKR’ja ende besojnë te zbatimi i Marrëveshjes së Prillit. E, Rexhep Selimi i Vetëvendosjes ironizon me idenë e Nënkryetarit të AAK’së.

Marrëveshja kundërkushtetuese e prillit të vitit të kaluar tashmë po konsiderohet e vdekur për faktin se pjesa që ka të bëjë me mandatin e Presidentes nuk mund të zbatohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se Atifete Jahjaga ka mandat pesëvjeçar.

Kjo situatë e re ka ndikuar që të bllokohet reforma kushtetuese dhe zgjedhore, të cilat kishin nisur vitin e kaluar dhe ishin përkrahur nga shumica e partive politike.

FIDANISHTJA

Tash, ka dalë një opsion tjetër për të çuar përpara këto reforma – një marrëveshje e re në mes të gjitha partive politike.

Udhëheqësi aktual i AAK’së, Blerim Shala nuk sheh zgjidhje tjetër nga situata aktuale, pos arritjes së një pajtimi të ri mes udhëheqësve politikë.

“Pra, kriza e zgjidhur vjet me një marrëveshje politike, e cila tani është zhvlerësuar plotësisht, është rishfaqur dhe sërish, nuk ka mekanizëm tjetër të tejkalimit të saj, pos me në tjetër marrëveshje”, ka treguar Shala, idenë e tij, në një kolumne të shkruar për Express, të hënën.

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.