Eko Higjiena

Për mandatin e EULEX-it s’mund të vendos Jahjaga

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kontestuar legjitimitetin kushtetues të presidentes Atifete Jahjaga lidhur me ftesen qe ajo i bëri shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, baroneshes Catherine Ashton, per zgjatjen e mandatit të EULEX-it.

Neni 20 i Kushtetutës të cilit i është referuar presidentja, sipas Konjufcës nuk ka të bëjë fare me kompetencat e saj, por me të Kuvendit të Kosovës. “Ky nen i referohet Kuvendit si institucion që ratifikon marrëveshje të caktuara ku vendoset që shteti i Kosovës do të delegojë një pjesë të kompetencave të tij shtetërore organizatave ndërkombëtare. Presidenti, si person institucional, përsa kohë neni i dytë përcakton se marrëveshja duhet të miratohet me 2/3 e votave të deputetëve, nuk ka asnjë kompetencë”, deklaroi Konjufca, raporton Top Channel.

Neni 20–të në fakt nuk përmend fare institucionin e presidentes sa i përket të drejtës për të deleguar kompetenca shtetërore organizatave ndërkombëtare. Aty shkruan thjesht “Republika e Kosovës”, duke sqaruar më poshtë rolin e Kuvendit kur vjen puna te ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

GRANDEMALL

Konjufca po ashtu kritikoi presidenten Jahjaga se duke anashkaluar Kuvendin në këtë çështje po e shkel mandatin e presidentit sepse nuk po e garanton funksionimin e rendit kushtetues. “Mendoj që nëse ky problem zgjidhet duke anashkaluar Kuvendin e Republikës së Kosovës me një marrëdhënie mes Ashton dhe Jahjaga, do të ishte një marrëveshje antikushtetuese, dhe për më tepër edhe e dëmshme”, tha Konjufca.

Kuvendi i Kosovës pritet t’i fillojë punimet në muajin shtator. Ndërsa këmbimi i letrave mes presidentes së Kosovës dhe baroneshës Ashton ka nisur, madje Jahjaga pritet ta firmosë letrën e saj në Shqipëri, ku ndodhet me pushime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.