GRANDEMALL

Për mandatin e EULEX- it merret vesh pas qershorit 2014

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhur me mandatin e ri të EULEX-it pas qershorit 2014 do të diskutohet dhe do të arrihet marrëveshja mes BE-së dhe Qeverisë së Kosovës. Në BE nënkupton që jo vetëm kolegët dhe strukturat tona në Bruksel dhe `shefat` por edhe shtetet anëtare, tha ndër tjerash shefi i EULEX-it, Berndt Borchardt në një intervistë për RTK-në.

Ai tha se ky është një proces i komplikuar për gjetjen e kompromisit, dhe ky proces i pasqyron një numër zhvillimesh të rëndësishme mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Uji Dea

Sipas tij, ky ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për Kosovën në zhvillimin e marrëdhënieve me BE-në. MSA, respektivisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit kanë filluar.

“Negociatat për liberalizimin e vizave janë duke u zhvilluar dhe, ç`është më e rëndësishmja, me ndërmjetësimin e BE-së, janë arritur shumë marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, kurse Misioni është shumë i angazhuar për të ndihmuar në zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Prandaj, ekziston nevoja për një përqasje të re, e cila i merr parasysh qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, prandaj situata është e re”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.