Hidromorava

Për LDK raporti i Komitetit të Arsimit është i vonuar

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fund të janarit, saktësisht, më 29.01.2013 në mbledhjen e Komitetit për Arsim të Kuvendit Komunal të Gjilanit u diskutua Raporti i Drejtorisë së Arsimit lidhur me suksesin e gjysmë vjetorit të parë të vitit mësimor 2012-2013. Fillimisht themi se është një raport i vonuar, pasi që përfundimi i gjysmë vjetorit të parë është bërë më datën 22 dhjetor e, tek mbas një muaji e më tepër ky raport është sjellë në mbledhjen e komitetit për vlerësim e aprovim thuhet në reagimin e Nazmi Musës.

Sipas komisionit për arsim të LDK-së që udhëhiqet nga Nazmi Musa ky raport, në dukje të parë, përmban kryesisht statistika: suksesi i nxënësve, nota mesatare, mungesa të nxënësve, por jo shumë i detajuar dhe konstatojmë se është mjaft i mangët. Në raport është dashur të paraqitet fillimisht numri i punëtoreve të arsimit në komunë, numri i përgjithshëm i nxënësve, numri i shkollave, numri i orëve të planifikuara, të mbajtura e të humbura e tjera, për të qenë një statistikë e plotë e gjendjes aktuale në arsimin komunal.

“Gjendja e arsimit përgjithësisht në Kosovë, e në veçanti në komunën tonë, përkundër përpjekjeve për ta përmirësuar, përsëri po përcillet me shumë defekte. Gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor përfundoi me rezultate jo te mira, probleme jo të vogla, me premtime të projekteve të mëdha, por mbeten të pa realizuara. Ende kemi tri shkolla të pa emërtuara, dy shkolla në ndërtim të papërfunduar, mësimi në shkollat e qytetit zhvillohet në tri ndërrime, më kohëzgjatje të orës mësimore në tridhjetë minuta, me tejkalim të numrit të nxënësve nëpër paralele në Gjimnaz dhe Shkollën e Mjekësisë. Në shekullin XXI, ku zhvillimi i teknologjisë informative ka marrë një hov të madh të zhvillimit, nxënësit tanë ende orën e informatikës e mbajnë në klasë, pa kompjuterë dhe se programet aplikative duhet vetëm t’i imagjinojnë” thuhet në këtë sqarim të LDK-së.

Tutje thuhet se po të kihet parasysh pamundësia e furnizimit të shkollave me inventar dhe pajisje elektronike të kabineteve, fushave e sallave sportive, vështirësitë e mësimdhënësve në mbajtjen e mësimit praktik për lëndët profesionale, mungesa e kabineteve, bëhet edhe më e qartë se suksesi i nxënësve nuk mund të tejkalojë nivelin mesatar të zotërimit të dijes e njohurive në lëndët e ndryshme mësimore.

Mobi Casa

“Një vizitë që iu janë bërë shkollave në fshatin Pogragjë dhe fshatin Zhegër, në shkollën e vjetër, është vërejtur se mësimi në këto shkolla zhvillohet në kushte tepër të vështira. Ambiente të tilla, s’do mend se janë jo motivuese për punë dhe mësim cilësor. Një dukuri tjetër jo pak shqetësuese, është mungesa e vullnetit në masë të duhur për të luftuar dukuritë negative të cilat janë në rritje e sipër nëpër disa shkolla, sidomos në qytet si, rrahjet, therjet me thikë, pirja e duhanit, përdorimi i narkotikëve, e të tjera…! Për këto dukuri edhe kur është shprehur vullneti i përfaqësueseve të drejtorisë së arsimit për t’u diskutuar nëpër shkolla, fatkeqësisht nuk është arritur ajo e dëshirueshmja sepse, do të duhej një bashkëpunim i drejtpërdrejt me prindër, Shërbimin Policor dhe zbatimi i ligjit, rregulloreve dhe kodit të mirësjelljes nëpër shkolla” thuhet në analizën e këtij komisioni.

Drejtoria e Arsimit, me apo pafaje të veta, demotivoi një numër mësimdhënësve duke mos ua paguar pagat me muaj të tërë edhe pse ishin pranuar me konkurs të rregullt në fillim te vitit mësimor. Atyre madje nuk u dhënë ndonjë shpjegim dhe arsye për këto vonesa.

Ky vit shkollor u përcoll edhe me probleme më të mëdha, fillimisht në Gjimnazin “Zenel Hajdini, me planin e ekskursionit të maturantëve që përfundoi me shkarkimin e drejtorit të shkollës, me dyshim keqpërdorimi të detyrës zyrtare …. Aspak më i vogël nuk qe edhe rasti në shollën fillore “Thimi Mitko” që, për shkak përdorimit të dhunës fizike në mes drejtorit të shkollës dhe një mësimdhënësi, pasoi shkarkimi i drejtorit të shkollës thuhet në raport.

Komisioni i LDK-së mendon se këto dhe shumë gjëra tjera që ishin përshkruar në raport, do të duheshin të kenë qenë më gjithëpërfshirëse dhe me një sy e vështrim më kritik. Gjithsesi jemi të vetëdijshëm se arsimi është një sferë e gjerë, me probleme e sfida që do të duhej të jem më të gatshëm e më serioz në përballimin e tyre.
“Mendojmë se duhet të korrigjohen dhe të ndryshohen shumë akte ligjore e norma që drejtojnë fushën e arsimit dhe përmirësojnë kodin e mirësjelljes, krejt më qëllimin më të mirë për ngritjen e cilësisë dhe disiplinës në arsim”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.