ARKATANA

“Për Kosovën duhet një konferencë ndërkombëtare, dialogu i BE ka kohë që s’po jep rezultat”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Andrej Ivanji, redaktor i gazetës së përjavshme “Vreme”, ka thënë se për Kosovën është e nevojshme një konferencë ndërkombëtare, meqë sipas tij dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE ka vite që nuk ka dhënë asnjë rezultat, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë për agjencinë e lajemeve Fonet, Ivanji ka thënë se dialogu është thelbësor dhe ka potencuar se në Kosovë ekziston një konflikt ngrirë.

Bazuar në rrethanat aktuale, Ivanji ka thënë se gjërat do të mbesin kështu siç janë edhe gjatë kohë dhe sipas tij s’ka ndonjë rrezik për konflikt më të madh. Megjithatë thotë se tensionet lokale s’mund të përjashtohen, siç është parë së fundmi.

ARKATANA

Ai tutje ka thënë se BE-ja është shansi i vetëm për Serbinë dhe ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në OKB është realitet real.

Ivanji ka thënë se beson që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet, meqë Prishtina është zotuar për një gjë të tillë, dhe shton se Perëndimi duhet ta vendosë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nën presion shumë të madh për ta zbatuar marrëveshjen për Asociacionin.

Idenë e konferencës ndërkombëtare e ka hedhur në publik edhe kryeministri Edi Rama. Charles Michel ka qenë i pari që e ka përkrahur hapur./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.