UBT

Për katër muaj, 46 mijë euro për telefona të rinj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Markave të reja të telefonave mobilë s’po mund t’i rezistojnë zyrtarët e institucioneve shtetërore. Ata për të qenë në hap më kohen, po shpenzojnë mijëra euro të buxhetit të shtetit.

Për katër muajt e parë të këtij viti, me telefona të rinj janë pajisur zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ata të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Posta e Kosovës dhe zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

ARKATANA

Sipas përllogaritjeve të gazetës, duke u bazuar në njoftimet zyrtare të publikuara nga Zyra e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, del se të gjitha këto institucione gjatë kësaj periudhe kanë shpenzuar 46 mijë euro për blerje të telefonave mobilë. Ministria Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga ministri Enver Hoxhaj, prin sa i përket shpenzimeve në teknologjinë e fundit të komunikimit.

Kjo ministri për këtë punë ka dhënë tenderin në vlerë prej 9,700.50 eurove. Këtë tender e ka fituar kompania ”Asseco See”. Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk ka kursyer para të buxhetit për blerje të telefonave. Ai për t’ua bërë më te lehtë komunikimin punonjësve të vet, u ka blerë telefona në vlerë prej 6,046.00 euro.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.