Hidromorava

Për herë të parë në historinë e Kamenicës, një grua zgjidhet Kryesuese e Kuvendit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Pika kryesore e rendit të ditës ishte zgjedhja e Kryesuesit/es të Kuvendit. Fillimisht u zgjodh Komisioni për udhëheqjen e procesit të votimit, i përbërë nga: Arlinda Basha (LVV), Labinot Haxhiu (PSD) dhe Labinot Skoverqani (AAK).

Për pozitën e Kryesueses pati vetëm një propozim nga radhët e subjektit LVV.

Pas procesit të votimit të fshehtë, me 14 vota për, 6 kundër dhe 1 abstenim, Arbnore Beqiraj-Fera u zgjodh Kryesuese e Kuvendit të Kamenicës, duke shënuar kështu një moment historik si gruaja e parë në këtë detyrë në këtë komunë.

Pas mbledhjes inauguruese, Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur seancën e radhës, e cila nisi nën udhëheqjen e anëtarit më të vjetër, Sejdi Kurteshi. Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët e Kuvendit dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja inauguruese e mbajtur me datë 03.12.2025;

2. Zgjedhja e Kryesuesit/es të Kuvendit të Komunës së Kamenicës;

3. Fjala përshëndetëse e Kryesuesit/es të zgjedhur;

4. Themelimi i Komitetit për Politikë dhe Financa;

5. Themelimi i Komitetit për Komunitete;

6. Propozim-vendim për miratimin e Listës së Veçantë dhe të Përgjithshme të Pronave të paluajtshme për dhënien në shfrytëzim për vitin 2026.

Pika kryesore e rendit të ditës ishte zgjedhja e Kryesuesit/es të Kuvendit. Fillimisht u zgjodh Komisioni për udhëheqjen e procesit të votimit, i përbërë nga: Arlinda Basha (LVV), Labinot Haxhiu (PSD) dhe Labinot Skoverqani (AAK).

Për pozitën e Kryesueses pati vetëm një propozim nga radhët e subjektit LVV.

Pas procesit të votimit të fshehtë, me 14 vota për, 6 kundër dhe 1 abstenim, Arbnore Beqiraj-Fera u zgjodh Kryesuese e Kuvendit të Kamenicës, duke shënuar kështu një moment historik si gruaja e parë në këtë detyrë në këtë komunë.

Në fjalën e saj të parë si Kryesuese, Beqiraj-Fera falënderoi asambleistët për besimin e dhënë.

“Ky besim për mua përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe një obligim për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe paanshmëri. Angazhimi im do të jetë që Kuvendi të funksionojë në mënyrë demokratike, me respekt të ndërsjellë dhe me fokus të qartë në interesin e qytetarëve tanë,” theksoi ajo.

ARKATANA

Pas marrjes së detyrës nga Kryesuesja e re, mbledhja vazhdoi për formimin e Komiteteve obligative të Kuvendit.

Për përbërjen e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) u votuan:

Arbnore Beqiraj – Fera (Kryesuese sipas detyrës zyrtare)

Liridon Kastrati dhe Arlinda Basha (LVV)

Magbule Kastrati (PSD)

Labinot Skoverqani (AAK)

Jeton Biqkaj (LDK)

Granit Berisha (PDK)

Për përbërjen e Komitetit për Komunitete anëtarët e votuar janë:

Jeton Zylfiu (LVV)

Naim Arifi (PSD)

Albulena Gagica (AAK)

Sejdi Kurteshi (LDK)

Ivan Markovic (Lista Serbe).

Kuvendi gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi Propozim-vendimin për Listën e Veçantë dhe të Përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës që do të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026.