RCCOLA

Për Gzim Dautin katër vite burg dhe 250 euro gjobë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dhe shpallur fajtor Gzim Dautin me katër vite burg dhe me një gjobë prej 250 eurove.

Duke e shpallur aktgjykimin gjykatësi Ilmi Dalipi nga Departamentit i Krimeve të Rënda dhe duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj Gzim Dautit, ka shpallur këtë të fundit fajtor, duke e dënuar me katër (4) vite burg dhe një shumë prej 250 (dyqind e pesëdhjetë) euro gjobë, raporton rajonipress.

Uji Dea

I akuzuari Gzim Dauti ngarkohet me dy vepra penale të grabitjes.

Para fillimit të shqyrtimit gjyqësor përfaqësuesi i akuzës – prokurori i shtetit dhe mbrojtësi i të akuzuarit deklaruan se me datën 11 dhjetor 2013 kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, në bazë të së cilës ishin dakorduar që të pandehurit Gzim Dauti për dy veprat penale, të shqiptohet dënim burgu në kohëzgjatje prej katër (4) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 250 (dyqind e pesëdhjetë) euro. /rajonipress/